Ahmeti – Petkov: Vendi ynë nuk humbet asgjë nga miqësia dhe afërsia me Bulgarinë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti realizoi sot në
Kuvend takimin me Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë z. Kiril
Petkov gjatë të cilit bashkëbiseduan rreth implementimit të çasjes më
konstruktive dhe racionale për zgjidhjen e kontestit mes të dyja vendeve
të rëndësishëm për perspektivën europiane të Maqedonisë së Veriut.

Ahmeti ka përshëndetur vizitën e kryeministrit Petkov në vendin tonë
duke e cilësuar si hap që shënon fillimin e një kapitulli të ri të
bashkëpunimit, të rëndësishëm për rritjen e besueshmërisë bilaterale dhe
thellimin e raporteve të fqinjësisë së mirë si garancë e vetme e të
ardhmes progresive të të dyja vendeve.

Gjatë takimit, Ahmeti i ka potencuar kryeministrit Petkov rëndësinë e
hapjes së negociatave të vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian
deri në Qershor të vitit 2022 duke kërkuar konstruktivitet dhe angazhim
maksimal për zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

Kryeministri bullgar Petkov ka folur për pozicionet e palës bullgare për
zgjidhje përfundimtare e të kontestit bilateral por edhe ka shfaqur
gatishmëri për ti adresuar të gjitha çështjet e hapura.

Ahmeti ka theksuar përparësite e Marrëveshjes së Ohrit në aspekt të të
drejtave të komuniteteve dhe ka shprehur mbështetjen e tij për
përfshirjen e komunitetit bullgar në kushtetutën e vendit tonë sepse
qytetarët tanë nuk humbasin asgjë.

“Të dy vendet jemi në një proces shumë të rëndësishëm, kemi nevojë të
jashtëzakonshme për të relaksuar raportet dhe marrëdhëniet. Kemi folur
shumë hapur për temat që kërkojnë zgjidhje por edhe guxim, sepse nuk
duhet të përfshihemi nga emocionet, por të jemi racional” – potencoi
Ahmeti në press konferencën pas takimit.

Në këtë gjashtë mujor duhet të hapen negociatat për anëtarësim të vendit
tonë në Bashkimin Europian sepse me mohimin e perspektivës integruese
rriten aspiratat dhe aktivitetet e frymave antieuropiane në rajonin tonë
dhe kjo nuk duhet lejuar që të ndodh.

Mes tjerash, Ahmeti dhe Petkov kanë konstatuar edhe nevojën e thellimit
të bashkëpunimit jo vetëm në rrafshin politik, por edhe në atë ekonomik
që do të mundësojë perspektivë më të madhe zhvillimore të të dyja
vendeve përmes komunikimit më të drejtëpërdrejtë biznesor duke potencuar
në këtë aspekt rëndësinë e ndërtimit sa më të shpejtë të Korridorit 8 që
do të lidh tre kryeqytetete Sofjen, Shkupin dhe Tiranën.

Takimin e përmbyllën duke shprehur optimizmin e përbashkët për avancimin
e dialogut dhe tejkalimin e dallimeve mes të dyja vendeve që do të ketë
epilog të sigurtë integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin
Europian.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ahmeti pret ambasadoren norvegjeze, konfirmon angazhimin e Poll Villiams mbi platformën e legjitimitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, zonjën Kristin Melsom. Bashkëbiseduesit…

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimitet dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar mbajti një mbledhje në përbërje të gjerë të strukturave të partisë. Në këtë mbledhje, të ftuar…