Grubi – Abdrakhmanov: Maqedonia e Veriut shembull i respektimit të komuniteteve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim komisionarin e Lartë të OSBE-së për çështje të minoriteteve, ambasadorin Kairat Abdrakhmanov.Grubi dhe Abdrakhmanov gjatë këtij takimi diskutuan rreth lirive dhe të drejtave të njeriut, për të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut mund të merret si shembull jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.Në këtë frymë Grubi i tha komisionarit Abdrakhmanov se Maqedonia e Veriut ka realizuar Marrëveshjen e Ohrit nga e cila buruan të drejtat dhe liritë për të gjithë etnitetet jo shumicë në vend. Krahas Marrëveshjes së Ohrit, Grubi dhe Abdrakhmanov biseduan edhe për Marrëveshjen e Prespës si dhe atë të fqinjësisë së mirë me Republikën e Bullgarisë.Zëvendëskryeministri i parë Grubi propozoi themelimin e Institutit për parandalim të konflikteve në kuadër të ministrisë për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në bashkëpunim të afërt me zyrën e OSBE-së për të promovuar praktikat pozitive të Marrëveshjes paqësore të Ohrit, me ç’rast komisioniari Abdrakhmanov e pranoi me entuziazëm këtë iniciativë bashkëpunimi.Gjatë bisedës me komisionarin Abdrakhmanov, zëvënedëskryeministri i parë Grubi ka theksuar edhe prioritetet e Qeverisë gjatë këtij mandati, përkatësisht aktivitetet që duhet të ndërmerr Republika e Maqedonisë së Veriut para fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.Grubi dhe Abdrakhmanov biseduan edhe për rolin që ka OSBE në të gjitha proceset demokratike, por edhe sfidat dhe përparësitë që Maqedonia e Veriut do t’i ketë gjatë kryesimit me OSBE-në.Kryesimi me OSBE-në për RMV-në përfaqëson një proces transformues pasi që me këtë bëhemi kontribuues i politikave në nivel botëror.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…