Takim Osmani- Abdrahmanov

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Komisionarin e Lartë të OSBE-së për pakica nacionale, Kairat Abdrahmanov. Në takim u shkëmbyen mendime për rëndësinë e qasjes aktive në krijimin e politikave të integrimit dhe kohezionit social. Bashkëbiseduesit u pajtuan se Maqedonia e Veriut paraqet demokraci funksionale multietnike, modeli i integrimit social i së cilës paraqet shembull pozitiv në rajon dhe më gjerë. “Si kryesuese me OSBE-së në vitin 2023, do të punojmë për të promovuar në mënyrë aktive arritjet dhe përfitimet e modelit tonë unik të kohezionit social dhe mundësive të barabarta. Të arriturat në këtë plan janë kontribut konkret i vendit tonë dhe të njëjtat do të afirmohen dhe inkurajohen edhe në angazhimin tonë të ardhshëm në kuadër të OSBE-së”, tha ministri Osmani. Në këtë kontekst, në takim u shkëmbyen mendime edhe për kryesimin e ardhshëm të vendit tonë me OSBE-në, si dhe për bashkëpunimin dhe promovimin e politikave në kuadër të dimensionit humanitar të Organizatës.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…