Takimi koordinues me këshilltarët shtetërorë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës

Takimi koordinues me këshilltarët shtetërorë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës➡️Vazhdimi i të gjitha aktiviteteve aktuale në fushën e arsimit fillor, të mesëm, të lartë dhe shkencës, por edhe futja e disa  risive në periudhën e ardhshme, me të cilat do të përmirësohet  cilësia e procesit edukativo-arsimor dhe do të sigurohen  më shumë përfitime për nxënësit, studentët, mësimdhënësit , profesorët dhe shkencëtarët , ishte në fokus të takimit koordinues që zhvillova sot me këshilltarët shtetërorë në këtë ministri.➡️Gjatë takimit, shpreha gadishmëri për konstruktivitet nga të gjithë këshilltarët, dhe kontribut maksimal për përmbushjen e plotë të programit për punën e Ministrisë  e cila është  miratuar  nga qeveria dhe duhet të realizohet deri në vitin 2024.✅Të gjitha segmentet e arsimit dhe shkencës janë të rëndësishme. Është normale që të ketë prioritete, por unë këtu do ta veçoj digjitalizimin, avancimin  e standardit të nxënësve dhe të studentëve, si dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore. Por gjithashtu , së bashku do të përkushtohemi  për të gjitha çështjet  tjera dhe do të sigurojmë vazhdimësinë e këtyre projekteve, masave dhe aktiviteteve të cilët tashmë kanë dhënë efektin që pritej prej tyredhe kemi informacion në lidhje me këtë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…