Osmani ka zhvilluar bisedë telefonike me Derek Chollet, këshilltar në Departamentin e Shtetit Amerikan

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Derek Chollet, këshilltar në Departamentin e Shtetit Amerikan. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale të sigurisë në Evropë dhe zhvillimet aktuale në dhe rreth Ukrainës. U shpreh mbështetje e ndërsjellë për sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve të Ukrainës, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Në të njëjtën kohë, ata theksuan rëndësinë e një qasjeje të përbashkët ndaj sfidave aktuale të sigurisë dhe bënë thirrje për de-përshkallëzimin e situatës në interes të sigurisë evropiane. Në këtë kontekst, ata përshëndetën përpjekjet e partnerëve ndërkombëtarë dhe përpjekjet brenda NATO-s dhe OSBE-së për qetësimin e situatës dhe ruajtjen e paqes. Gjatë bisedës telefonike u bisedua edhe për marrëdhëniet dypalëshe, të cilat bashkëbiseduesit i vlerësuan si jashtëzakonisht të ngushta dhe miqësore, të bazuara në një partneritet strategjik dhe ranë dakord që në periudhën e ardhshme të punohet për avancimin e mëtejshëm të aleancës dhe bashkëpunimit. Ministri Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për realizimin e synimeve tona strategjike dhe theksoi rolin e rëndësishëm të miqve tanë amerikanë për prosperitetin dhe arritjet demokratike të Maqedonisë së Veriut. U ra dakord reciprokisht se perspektiva evropiane dhe prania e përforcuar e Shteteve të Bashkuara në rajonin tonë janë veçanërisht të rëndësishme për stabilitetin dhe përparimin e Ballkanit Perëndimor.

 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…