Në një bashkëbisedim për Indeks.mk, ministri i Punëve të jashtme Bujar Osmani në prag të vizitës dy ditore në Sofje në mbledhjen e përbashkët qeveritare ka folur mbi pritshmëritë e kësaj vizite, vlerësimin e vizitës së kryeministrit bullgar në Shkup, kapacitetet politike për të zgjidhur kontestin mes dy vendeve si dhe gjëra të tjera që lidhen me politikën në vend.Indeks.mk: Disa orë para nisjes në Sofje cilat janë pritshmëritë e juaja për vizitën dhe mbledhjen e përbashkët qeveritare?MPJ Osmani: Qëllimi i krejt këtij angazhimi që po bëjmë është për të debllokuar procesin e integrimeve në Bashkimin Europian. Integrimi në BE është parakusht për çdo proces zhvillimor të vendit. Nuk ka standard të mirë jetësor për njerëzit pa Bashkimin Europian, nuk ka luftë të mirëfilltë kundër korrupsionit pa Bashkimin Europian, nuk ka Universitete cilësore pa Bashkimin Europian, nuk ka ndalje të migracionit pa Bashkimin Europian, prandaj jemi këtu për t’i ndërmarrë gjitha masat e mundshme për të tejkaluar këtë contest i cili është bërë arsye për bllokimin ë zhvillimit të vendit dhe të ardhmes europiane të këtij vendi.Indeks.mk: Si e vlerësoni vizitën e kryeministrit Petkov para disa ditëve në vend?MPJ Osmani: Mendoj është shumë me rëndësi që dy qeveritë e reja të sapo formuara po fillojnë me një kapitull të ri bashkëpunimi bilateral. Duke imponuar një dinamikë të re e cila duhet të vjen deri te përafrimi, përforcimi dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dyja vendeve tona, por edhe tejkalimi i dallimeve që është bërë pengesë për fillimin e bisedimeve për Bashkimin Europian. Sinjalet e para janë pozitive, kjo nuk do të thotë se prej tani mund të paragjykojmë epilogun mirëpo e di që po hyjmë me një qasje të sinqert, me një përkushtim të madh për t’u siguruar njerëzve, të rinjve, gjeneratave që vijnë një të ardhme europiane për vendin.Indeks.mk: Në vitin 2021 Bullgaria organizoi tre procese zgjedhore dhe në fund zgjodhi qeverinë. Ne kemi qeveri të re dhe a mendoni se të dyja qeveritë në Sofje dhe në Shkup kanë kapacitet për ta zgjidhur kontestin bilateral?MPJ Osmani: Unë mendoj që kjo është një parakusht i rëndësishëm, por jo vetëm fakti që për momentin kemi dy qeveri me legjitimitet dhe legalitet të plotë, por kemi edhe sinjalet e para optimiste për një process i cili duhet të përfundon me një tejkalim të dallimeve. Deri më tani në këto bisedimet dypalëshe që i kemi bërë kemi krijuar platformën mbi të cilën do i ndërtojmë këto bisedime. Kemi ndërtuar strukturën dhe kalendarin ë takimeve, grupet e punës të cilët duhet jo vetëm të thellojmë bashkëpunimin sektorial në gjitha fushat të cilat do të sjellin të mira drejtpërdrejtë për njerëzit dhe familjet tona por edhe do i tejkalojmë dallimet politike me qëllim fillimin e bisedimeve. E theksova paraprakisht se fillimi i bisedimeve do të thotë zhvillim i vendit dhe europianizim i vendit.Indeks.mk: A besoni që do të ketë nevojë për ndërmjetësim dhe lehtësim të dialogut?MPJ Osmani: Mendoj që partnerët tanë, aleatët tanë ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brukseli por edhe vendet ë Bashkimit Europian kanë qenë gjithmonë lehtësues të këtij procesi. Ato janë shumë të interesuar që Ballkani Perëndimor të mos mbetet zonë e pa mbuluar nga Bashkimi Europian dhe mendoj që edhe tutje do kenë rol të rëndësishëm në lehtësimin e këtyre bisedimeve, por në fund të fundit ne do të duhet bashkë me Republikën e Bullgarisë të ulemi edhe t’i tejkalojmë dallimet. Njihemi mes vete, jemi të afërt dhe besoj që në këtë menyrë me takime të drejtpërdrejta natyrisht duke i mbajtur të informuar partnerët tanë ndërkombëtarë do ia dalim t’i tejkalojmë këto dallime.
Video material: https://we.tl/t-61Odj1036Thttps://www.facebook.com/watch?v=461165825540763