Bekteshi: Masa për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë do të vazhdojë deri në fund të muajit shkurt

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi përmes profilit të tij në fejsbuk ka bërë të ditur se është dorëzuar në Qeveri propozimi që masa për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë të shtyhet deri në fund të shkurtit 2022.  “Ministria e Ekonomisë i ka dorëzuar Qeverisë Vendimin me të cilin propozohet që masa për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë të shtyhet deri në fund të muajit shkurt 2022”, ka shkruar ministri Bekteshi në profilin e tij në fejsbuk. Më 4 dhjetor 2021, Qeveria e miratoi vendimin për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë si buka, sheqeri, mielli – tip 400, vaji i ushqimit të lulediellit, qumështi i përhershëm me përmbajtje yndyrore 2.8%, 3.2% dhe 3.5 %. mish i freskët dhe produkteve të mishit, djathë dhe gjizë, dhe më pas lista e produkteve u zgjerua me vezët, orizin dhe pastat. Përjashtohen çmimet e zbritjeve të përkohshme që ishin të vlefshme më 1 dhjetor 2021. Ky vendim është i vlefshëm deri më 31 janar 2022.  

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…