Shaqiri në takim me Unionin e nxënësve të shkollave të mesme, nxënësit e mirëpresin vendimin për mësim me prezencë fizike

Sot realizova një takim pune me përfaqësuesit e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme, në të cilin ata konfirmuan se e mirëpresin vendimin e Qeverisë për fillimin e mësimit me prezencë fizike në gjysëmvjetorin e dytë. Nxënësit e shkollave të mesme në këtë takim përshëndetën vendimin e qeverisë për fillimin e gjysëmvjetorit të dytë me prezencë fizike, si vendim që është në interes të nxënësve dhe theksuan se qëndrimi i tyre është identik me atë të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe të Përfaqësisë së UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë do të monitorojnë situatën me Covid-19 në shkolla.Poashtu, apelova deri te nxënësit për respektim të vazhdueshëm të Protokolleve mbrojtëse. Në fund të këtij takimi të frytshëm u zotuam për bashkëpunim mes ministrisë dhe nxënësve dhe konfirmuam rëndësinë e përfshirjes së tyre në krijimin e politikave, projekteve dhe zgjidhjeve ligjore që i prekin drejtpërdrejt nxënësit dhe të rinjtë në vendin tonë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…