Besimi: Përkrahje e konsiderueshme nga UNDP-ja për projekte sa i përket tranzicionit të gjelbër

Agjenda e gjelbër, avancimi i procesit të decentralizimit dhe lufta kundër ekonomisë gri, ishin temat kryesore për të cilat u diskutua në takimin ndërmjet ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe përfaqësuesit të përhershëm të UNDP-së, Armen Grigorjan.Sa i përket agjendës së gjelbër, me rëndësi është që RMV-ja është në grupin e 9 vendeve në nivel global që do të marrin përkrahje nga Fondi për qëllime të zhvillimit të qëndrueshëm (Fondi SDG) për projektin “Instrumenti i financimit të projekteve të gjelbra për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe lufta kundër ndryshimeve klimatike”. Qëllimi i këtij projekti është qasja më e lehtë në mjete për projekte lidhur me energjinë e ripërtëritshme dhe efikasitetin energjetik për amvisëritë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.Projekti do të zbatohet nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara – UNDP-ја, Organizata Ndërkobmëtare për Migrim (IOM) dhe Komisioni ekonomik i KB-së për Europë (UNECE) në partneritet me BERZH-in. Sa i përket luftës kundër ekonomisë joformale, Ministria e Financave ka nisur fushatë për ngritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e zvogëlimit të ekonomisë gri “Vendos ngjyrë në ekonominë gri”.Në këtë pjesë, zhvillimi i treguesve për monitorimin e ekonomisë joformale është në fazën përfundimtare. Sa i përket avancimit të decentralizimit fiskal, së bashku me UNDP-në u krijuan dy fonde të reja – Fondi i Barazimit dhe Fondi i Performancës së komunave. Qëllimi është përforëcimi i kapacitetit fiskal të komunave.Vitin e kaluar, Ministria e Financave nënshkroi memorandum për bashkëpunim me UNDP-në, me qëllim të avancimit dhe përkrahjes së reformave lidhur me menaxhimin me financat publike: decentralizimi fiskal, politikat tatimore (çmimet transferuese, shkëmbimi i informacioneve për qëllimet tatimore) dhe ekonomia joformale.Në këtë takim, ministri Besimi së bashku me përfaqësuesin Grigorjan biseduan edhe për aktivitetet e ardhshme sa i përket reformave.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…