Shaqiri në takim me përfaqësues të Delegacionit të BE dhe Ministrinë e Financave për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet evropiane

Mbështetja financiare dhe logjistike që marrim nga Bashkimi Evropian në zbatimin e një sërë procesesh reformuese në fushën e arsimit dhe në kuadër të integrimit të vendit në familjen evropiane është e një rëndësie të veçantë, ndaj pres qëe njejta jo vetëm të vazhdojë në të ardhmen, por edhe të rritet më tej. Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri gjatë konferencës së sotme të rregullt mujore me përfaqësues të lartë të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë së Financave lidhur me procesin e realizimit të fondeve të BE-së, në kuadër të Programeve të Veprimit IPA 2 për vitin 2017 dhe 2019. “Shfrytëzimi i këtyre mjeteve është i lartë ndërkohë që proceset i zhvillojmë në mënyrë shumë transparente, kështu që besoj se besimi i partnerëve tanë po rritet dhe kjo do të na mundësojë të hapen mundësi të reja financiare”, tha Shaqiri. Ministri shtoi se për Maqedoninë e Veriut, si edhe më parë, integrimi strategjik në BE mbetet prioritet kryesor strategjik dhe se të gjitha institucionet punojnë me përkushtim në fushat e tyre për të përmbushur kushtet dhe kriteret e vendosura BE.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…