Takimi Bekteshi – Fragogijanis: Punojmë në forëcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjen më të madhe energjetike mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë 

Rritja e bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë si dhe ndërmarrja e hapave të përbashkëta që do të ndikojnë në krijimin e kushteve për rritje të përshpejtuar ekonomike. Këto ishin temat kryesore të cilat diskutuan ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Kostas Fragogijanis në takimin e punës në Ministrinë e Ekonomisë. Ministri Bekteshi dhe zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, Fragogijanis, gjatë takimit theksuan nevojën për forcimin dhe promovimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, në radhë të parë në fushën e tregtisë, investimeve dhe lidhjes energjetikës. Në takim u diskutua edhe për projektet e tanishme dhe të ardhshme. Ministri Bekteshi u shpreh se punohet  intenzivisht për përmirësimin e lidhjes energjetike mes dy vendeve. Një nga projektet më të rëndësishme që u theksua ishte projekti për ndërtimin e gazsjellësit të interkonjeksionit nga Maqedonia e Veriut deri në Greqi, i cili pritet të fillojë këtë vit, me çka vitin e kaluar u nënshkrua edhe marrëveshja mes dy Qeverive.  Vlera totale e këtij investimi është 58 milionë euro, për të cilën tashmë janë siguruar mjete nga Banka Evropiane e Investimeve në vlerë prej 28.9 milionë euro, nga WBIF janë marrë fonde granti në vlerë prej 9.9 milionë euro të cilat do të shfrytëzohen për financimin e punëve ndërtimore, si dhe një grant prej 2.6 milionë euro do të shfrytëzohet për asistencë teknike në zbatimin e projektit, përmirësimin e komunikimit dhe shikueshmërisë së projektit, si dhe vlerësimin dhe rishikimin e projektit. Pjesa e mbetur prej 16.5 milionë euro do të sigurohet nga BERZH, për të cilin Qeveria në periudhën e ardhshme do të paraqesë Projekt – Ligj të veçantë për Garancion.   Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe zëvensësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Kostas Fragogijanis, u pajtuan se edhe pse Greqia është partneri i katërt më i madh tregtar i Maqedonisë së Veriut, me një rritje prej një pozicioni vitin e kaluar, mes dy vendeve ka hapësirë për të përmirësuar bashkëpunimin në periudhën e ardhshme mes dy vendeve.  Sipas statistikave, shkëmbimi i përgjithshëm tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, nga janari deri në nëntor 2021 është 838,8 milionë euro, 48% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudh të vitit të kaluar (2020).

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…