Nuredini në debatin publik lidhur me Ndryshimin e Rregullores së Planifikimit Urbanistik 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini foli në debatin publik me temë: “Ndryshimi i Rregullores së Planifikimit Urbanistik – nevojë ose rrezik nga korrupsioni” i cili u mbajt sot nën organizim të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. KSHPK-ja vuri në dukje se Ligji i propozuar për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Planifikim Urbanistik hapi disa dilema në lidhje me tejkalimin e interesit privat mbi atë publik në miratimin e planeve të detajuara urbanistike, shndërrimin e tokës, mostransparencën në miratimin e planeve të reja të detajuara urbanistike apo ndryshimet në planet ekzistuese të detajuara urbanistike dhe zbatimi i mbikëqyrjes. Sipas KSHPK-së, është thelbësore që vendi të ketë mekanizma të fuqishëm për kontrollimin e ndikimit të palëve të interesuara në planifikimin urban, duke pasur parasysh se planifikimi urban është vetëm një segment i planifikimit hapësinor dhe Planit hapësinor të RMV-së. Në fjalën e tij hyrëse, ministri Nuredini iu referua lidhjes së ngushtë ndërmjet hapësirës dhe planifikimit hapësinor dhe realizimit të mbrojtjes së mjedisit. “Planifikimi hapësinor është një aktivitet multidisiplinor qëllimi i të cilit është një projeksion afatgjatë për zhvillimin e hapësirës nga të gjitha aspektet. Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të respektohen procedurat e parashikuara me ligj dhe të zbatohen ato në mënyrë konsekuente”, tha Nuredini, duke paralajmëruar zhvillimin e një plani të ri hapësinor që ka karakter të përhershëm, integrues dhe menaxhues dhe i cili sipas planit të veprimit të miratuar nga Qeveria, duhet të përfundojë deri në vitin 2024.  

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…