Takimi Besimi – Hahn: Përkrahja e BE-së e rëndësishme për rritje të qëndrueshme ekonomike

Tranzicioni i gjelbër, efikasiteti energjetik, përforcimi i kapitalit njerëzor si prioritete kryesore në Programin e ardhshëm trevjeçar për reforma ekonomike, si dhe investimet e përkrahura nga Plani investues intervenues dhe mundësia e financimit të tyre me përkrahjen e BE-së, ishin tema diskutimi nga ministri i Financave Fatmir Besimi me eurokomisionerin për Buxhet dhe Administratë Johannes Hahn në Bruksel.Ministri në këtë takim theksoi se Programi për reforma ekonomike është dorëzuar në Komisionin Evropian ku prioritetet dhe masat e përfshira në të janë në një drejtim me proritetet dhe rekomandimet e KE-së për vendin tonë.“Përkrahjen që e marrim nga BE-ja do na ndihmojë në rimëkëmbjen më të shpejtë nga pandemia që shkaktoi efekte me parmasa të paparashikuara për ekonomitë në botë. Gjithashtu, grantet investuese, do të ndihmojnë në realizimin e Planit investues intervenues” theksoi Besimi. 

Përveç kësaj, potencoi se për shfrytëzimin e përfitimeve nga investimet e përkrahura me Planin investues intervenues (PII) dhe që të mundësohet sigurimi i rritjes së qëndrueshme ekonomike, nevojitet zbatimi i reformave për të cilat në mënyrë të përbashkët jemi dakorduar gjatë dialogut ekonomik dhe financiar me BE-në, në kuadër të Programit për reforma ekonomike. Për më tepër, programi për refroma ekonomike duhet të jetë orientim mbi vendimet lidhur me investimet e përfshira me PII, si dhe planifikim dhe prioritetizim i kujdesshëm i burimeve, theksoi ministri.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…