Osmani dhe Selakoviq në vendin e pikës kufitare Llojan- Miratoc

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani së bashku me homologun e tij nga Serbia Nikolla Selakoiviq, në kuadër të aktiviteteve ditore realizuan vizitë në lokacionin ku është paraparë të hapet pika e përbashkët kufitare mes dy vendeve, Llojan- Miratoc. Ky projekt i cili është i rëndësishëm për banorët e kësaj ane, do të lehtësojë lëvizjen, komunikimin dhe zhvillimin rajonal. Ky kalim kufitar do të shkurtojë udhëtimin e banorëve nga të dyja anët e kufirit të cilët edhe krahas afërsisë territoriale, aktualisht janë të detyruar të udhëtojnë dhjetëra kilometra deri tek pikat kufitare ekzistuese kufitare për të arrit tek të afërmit e tyre në anën tjetër të kufirit. Marrëveshja për hapjen e kalimit kufitar Llojan – Miratoc është nënshkruar në dhjetor të vitit 2019, dhe tani në vijim e sipër janë harmonizimi i Protokollit për mënyrën e kryerjes së kontrolleve kufitare në kalimin e përbashkët kufitar, pas çka do të vijojnë aktivitetet e hapjes së kësaj pike kufitare. Dy Ministrat shprehën gatishmërinë e tyre për angazhim intenziv të dy vendeve me qëllim të realizimit sa më të shpejtë të këtij projekti që reflekton frymën e iniciativës Ballkani i Hapur, për komunikim më të lehtësuar mes popujve.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…