Arsimi cilësor dual është i rëndësishëm për të ardhmen e nxënësve, por edhe të kompanive së bashku me të gjitha palët e interesuara krijojmë politikë për regjistrim

Arsimi cilësor është i rëndësishëm për të ardhmen e suksesshme të çdo nxënësi individualisht, por është po aq i rëndësishëm edhe për të ardhmen e vendit. Prandaj, për Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, reformat në arsim kanë prioritet të lartë, si një nga hapat kyç për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe transformimin e shoqërisë. Shikuar nga këndvështrimi i vetëqeverisjeve vendore dhe kompanive që operojnë këtu, ndryshimet në arsimin e mesëm profesional, që synojnë avancimin e arsimit dual, kanë për qëllim që  nëpërmjet punës praktike të nxënësve ndërsa më pak mësim teorik, të krijojnë kuadër  të kualifikuar për të cilët tregu i punës ka nevojë. Kështu deklaroi  ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimet që pati sot me përfaqësuesit  e komunave, komunitetin e biznesit dhe drejtorët e shkollave të mesme profesionale, të cilat në kuadër të dialogut “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” u mbajtën në Manastir. “Qëllimi i këtyre takimeve është që përmes një bashkëbisedimi konstruktiv të shohim nevojën e disa profesioneve dhe drejtimeve që mungojnë në nivel lokal, por edhe të ndërmarrim veprime konkrete për mundësinë e formimit të tyre në paralele duale , nga viti i ardhshëm shkollor. 2022/23. “Jam i bindur se ky takim do të rezultojë në krijimin e politikave cilësore të regjistrimit në arsimin e mesëm profesional për vitin e ri shkollor”, theksoi  ministri Shaqiri. Si rezultat i dialogut social të vitit të kaluar, në Manastir, Resnjë dhe Demir Hisar janë hapur gjithsej 5 paralele duale  me 67 nxënës të regjistruar.Ministri informoi se pyetësorit të dorëzuar te kompanitë para fillimit të dialogut iu përgjigjën rreth 400 kompani, ku mbi 90% shprehën dëshirë për t`u përfshirë në krijimin e paraleleve duale dhe të pranojnë nxënës për praktikë. “Dëshiroj të theksoj se krahas probabilitetit të lartë për punësim të shpejtë pas përfundimit të arsimit të mesëm profesional, motiv i rëndësishëm për nxënësit të regjistrohen në paralele duale janë edhe bursat që i ndanë Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Bursa mujore për nxënësit në paralelet duale është 3500 denarë, ndërsa ajo është e ardhur e mirë për nxënësit përderisa shkollohen”, theksoi ministri. Ai gjithashtu ju bëri thirrje kompanive që të përfshihen në krijimin e politikës së regjistrimit, si mënyrë më efektive për sigurimin e kuadrit që është deficitarë  në tregun e punës.  Paraprakisht, takim u mbajt edhe në Komunën e Prilepit, ku mori pjesë edhe zëvendës-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu. Para përfaqësuesve të pranishëm të të gjitha palëve të interesuara, Aliu tha se kjo komunë vitin e kaluar ka pasur rezultate të shkëlqyera nga dialogu dhe në vitin shkollor 2021/2022 janë hapur gjithsej 7 paralele duale me gjithsej 99 nxënës të regjistruar.“Vitin e kaluar nuk arritëm të themelojmë  paralele duale në Krushevë, por sinqerisht shpresoj se pas këtij dialogu të sotëm  këtë  do të arrijmë për vitin e ardhshëm shkollor”, potencoi Aliu, duke ju bërë thirrje kompanive  që në mënyrë aktive të mendojnë për përfshirjen në arsimin dual, si mënyrë e dëshmuar për arsimin e kuadrove që menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale janë të përgatitur në procesin e punës. Arsimi i mesëm profesional është i aksesueshëm për arsimin e lartë dhe njëkohësisht siguron  pozitë fillestar më të mirë për të studiuar në fakultetet teknike.Arsimi cilësor dual është i rëndësishëm për të ardhmen e nxënësve, por edhe të kompanive së bashku me të gjitha palët e interesuara krijojmë politikë për regjistrim 

Arsimi cilësor dual është i rëndësishëm për të ardhmen e nxënësve, por edhe të kompanive  së bashku me të gjitha palët e interesuara krijojmë politikë për regjistrim 
 
 
Arsimi cilësor është i rëndësishëm për të ardhmen e suksesshme të çdo nxënësi individualisht, por është po aq i rëndësishëm edhe për të ardhmen e vendit. Prandaj, për Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, reformat në arsim kanë prioritet të lartë, si një nga hapat kyç për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe transformimin e shoqërisë. Shikuar nga këndvështrimi i vetëqeverisjeve vendore dhe kompanive që operojnë këtu, ndryshimet në arsimin e mesëm profesional, që synojnë avancimin e arsimit dual, kanë për qëllim që  nëpërmjet punës praktike të nxënësve ndërsa më pak mësim teorik, të krijojnë kuadër  të kualifikuar për të cilët tregu i punës ka nevojë. Kështu deklaroi  ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimet që pati sot me përfaqësuesit  e komunave, komunitetin e biznesit dhe drejtorët e shkollave të mesme profesionale, të cilat në kuadër të dialogut “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” u mbajtën në Manastir.
 
“Qëllimi i këtyre takimeve është që përmes një bashkëbisedimi konstruktiv të shohim nevojën e disa profesioneve dhe drejtimeve që mungojnë në nivel lokal, por edhe të ndërmarrim veprime konkrete për mundësinë e formimit të tyre në paralele duale , nga viti i ardhshëm shkollor. 2022/23. “Jam i bindur se ky takim do të rezultojë në krijimin e politikave cilësore të regjistrimit në arsimin e mesëm profesional për vitin e ri shkollor”, theksoi  ministri Shaqiri.
 
Si rezultat i dialogut social të vitit të kaluar, në Manastir, Resnjë dhe Demir Hisar janë hapur gjithsej 5 paralele duale  me 67 nxënës të regjistruar.
Ministri informoi se pyetësorit të dorëzuar te kompanitë para fillimit të dialogut iu përgjigjën rreth 400 kompani, ku mbi 90% shprehën dëshirë për t`u përfshirë në krijimin e paraleleve duale dhe të pranojnë nxënës për praktikë.
 
“Dëshiroj të theksoj se krahas probabilitetit të lartë për punësim të shpejtë pas përfundimit të arsimit të mesëm profesional, motiv i rëndësishëm për nxënësit të regjistrohen në paralele duale janë edhe bursat që i ndanë Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Bursa mujore për nxënësit në paralelet duale është 3500 denarë, ndërsa ajo është e ardhur e mirë për nxënësit përderisa shkollohen”, theksoi ministri. Ai gjithashtu ju bëri thirrje kompanive që të përfshihen në krijimin e politikës së regjistrimit, si mënyrë më efektive për sigurimin e kuadrit që është deficitarë  në tregun e punës.
 
Paraprakisht, takim u mbajt edhe në Komunën e Prilepit, ku mori pjesë edhe zëvendës-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu. Para përfaqësuesve të pranishëm të të gjitha palëve të interesuara, Aliu tha se kjo komunë vitin e kaluar ka pasur rezultate të shkëlqyera nga dialogu dhe në vitin shkollor 2021/2022 janë hapur gjithsej 7 paralele duale me gjithsej 99 nxënës të regjistruar.
“Vitin e kaluar nuk arritëm të themelojmë  paralele duale në Krushevë, por sinqerisht shpresoj se pas këtij dialogu të sotëm  këtë  do të arrijmë për vitin e ardhshëm shkollor”, potencoi Aliu, duke ju bërë thirrje kompanive  që në mënyrë aktive të mendojnë për përfshirjen në arsimin dual, si mënyrë e dëshmuar për arsimin e kuadrove që menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale janë të përgatitur në procesin e punës.
 
Arsimi i mesëm profesional është i aksesueshëm për arsimin e lartë dhe njëkohësisht siguron  pozitë fillestar më të mirë për të studiuar në fakultetet teknike.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…