MMJPH: Është mbajtur debat publik për propozim ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Ujërat

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) mbajti dje një debat publik mbi propozimet për ndryshime në Ligjin për Ujërat, të cilat synojnë të sigurojnë mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e menaxhimit të burimeve ujore përmes përdorimit racional dhe të qëndrueshëm të ujit, procedura më të qarta dhe të përcaktuara për përdorimin e ujërave, shkarkimin e ujërave dhe mbrojtjen e regjimit të ujërave.Debatin publik e hapi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, i cili theksoi se për këto ndryshime dhe plotësimie është punuar që nga qershori i vitit të kaluar, periudhë në të cilën janë zhvilluar konsultime konstruktive dhe gjithëpërfshirëse me shumë palë të interesuara dhe me hapje të jashtëzakonshme dhe bashkëpunim me sektorin e shoqërisë civile.Debati publik, përveç pjesëmarrjes me prezencë fizike, mundësoi përfshirjen përmes platformës Zoom.Përfaqësues të shumtë të organizatave dhe shoqatave të shoqërisë civile, koncesionarë të hidrocentraleve të vogla, përfaqësues të kompanive të ujërave, si dhe institucione shtetërore dhe palë tjera në diskutimin konstruktiv shkëmbyen qëndrimet dhe vërejtjet e tyre për të finalizuar më mirë një ligj kaq kompleks.Ndryshimet dhe vërejtjet e propozuara në Ligjin për Ujërat janë të disponueshme në ueb faqen e ENER-it dhe MMJPH-së, ku afati i fundit për dorëzimin e vërejtjeve dhe komenteve për të njëjtin është 15 mars 2022.Debati publik u organizua me mbështetjen e fushatës advokuese dhe lobuese “Sqaroni gjithçka”, e zbatuar nga Instituti për Studime të Komunikimit, për të mundësuar një përfshirje më të madhe të publikut dhe një shkallë më të madhe transparence. 

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…