Zhvillimet aktuale në Ukrainë, kriza energjetike, ndikimi i tyre ndaj ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ekonomisë së Bullgarisë, si dhe mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë ishin tema të takimit të ministrit të Financave Fatmir Besimi me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në vend Angell Angellov. Në këtë takim, ministri Besimi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut i ndjek me vëmendje ndryshimet që po ndodhin në rrjedhat ekonomike botërore të destabilizuara nga situata e re dhe ashtu si deri më tani vepron me përgjegjësi maksimale dhe në interesin më të mirë të mbrojtjes së ekonomisë vendase dhe gjendjes financiare të qytetarëve. Të dyja vendet ndërmarrin më shumë aktivitete për avancimin e bashkëpunimit ekonomik. Mbi aktivitete konkrete punohet edhe përmes grupeve të punës që u krijuan në fillim të këtij viti pas mbledhjes së parë të përbashkët të qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, të cilat zhvillojnë ide të theksuara në mbledhjen e parë të Grupit të Punës për Ekonomi, Tregti dhe Inovacione.Ambasadori Angellov theksoi rëndësinë e takimit të parë të Grupit të Punës për Ekonomi, Tregti dhe Inovacione të mbajtur në Shkup, me të cilin kryesuan ministri i Financave Fatmir Besimi dhe ministri për Inovacione Daniel Lorer dhe se punohet në mënyrë konkrete lidhur me aktivitetet e dakorduara.Në këtë takim u theksua se të dyja vendet kanë zbatim të përbashkët të axhendës së gjelbër dhe shkëmbim të përvojave dhe rekomandimeve në këtë fushë. Bullgaria është prodhuese neto i energjisë elektrike dhe nga ky aspekt në këtë takim u bisedua edhe për sigurimin e qasjes më të lehtë në energji elektike, ku do të formohen njësi e përbashkët për realizimin e këtij aktivitetitPunohet në disa projekte për ndërlidhje infrastrukturore ndërmjet dy vendeve. Linja hekurudhore drejt kufirit me Bullgarinë, ku priten aktivitete për ndërtimin e pjesës së dytë Beljakovcë – Kriva Pallankë dhe pjesës së tretë Kriva Pallankë – kufiri me Republikën e Bullgarisë, konstruksioni financiar tashmë është mbyllur dhe planifikohet që ndërtimi të përfundojë deri në vitin 2029. Me huanë e Bankës Botërore punohet në drejtim të projektit për zgjerimin dhe zhvillimin e rrugëve Rankovcë – Kriva Pallankë dhe me mjetet e BERZH-it dhe grantit investues nga WBIF në pjesën rrugore Kriva Pallankë – Deve Bair.