Ministri Bekteshi vizitoi qendrën tregtare për të parë se si funksionon e diela ditë jo pune: Zbatohen dispozitat ligjore, punëtorët marrin rrogë shtesë për punën të dielën

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka vizituar dje qendrën tregtare “East Gate Mall”, ku ka konstatuar se në objektet që lejohen të punojnë të dielave me ndryshimet e reja, zbatohen dispozitat e reja ligjore. Ministri theksoi se ka biseduar me disa nga punonjësit të cilët e kanë informuar se sipas zgjidhjes së re ligjore në fushën e tregtisë, për punën e së dielës paguhen me 100% mëditje.  “Sot, të dielën, pata mundësinë së bashku me ekipin tim të shoh se si zbatohet masa e dielën ditë jopune. Vizituam disa dyqane në qendrën tregtare dhe biseduam me punëtorët për ndryshimet në Ligjin për tregti që i bëmë dhe për mëditjet dhe tarifën që duhet paguar për punë të dielave, të cilat janë 100% në objektet tregtare. Të gjitha ato shitore që janë vizituar i zbatojnë dispozitat e ligjit.Masat zbatohen prej miratimit të zgjidhjes ligjore. Si Ministri e Ekonomisë jemi të kënaqur me këtë politikë të re për një ditë jopune të dielën dhe veçanërisht me faktin se ata që do të angazhohen të dielën do të kenë të ardhura më të larta dhe në këtë mënyrë standardi i tyre i jetesës do të rritet. ”, tha ministri Bekteshi. Ministri informoi gjithashtu se gjatë vizitës së tij në qendrën tregtare ka vizituar një nga supermarketet që punojnë të dielave për të përcaktuar nëse ka rezerva të mjaftueshme të produkteve ushqimore bazë për të cilat Ministria e Ekonomisë vendosi më 1 mars të ngrijë marzhet. “Ka mjaftueshëm rezerva të produkteve ushqimore bazë, institucionet kompetente janë në terren dhe kryejnë inspektime në shitoret që shesin produkte ushqimore për të mbrojtur qytetarët nga goditjet e çmimeve në kohë krize”, tha ministri Bekteshi.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…