Shaqiri me rastin e 7 Marsit: Dita e Mësuesit na rikujton sa ishte e vështirë rruga e konceptimit dhe zhvillimit të arsimit në gjuhën amtare

Kjo ditë është festë kombëtare, festë e çdo mësuesi, nxënësi dhe për çdo familje shqiptare. Me këtë ditë përkujtojmë hapjen e shkollës së parë me mësim në gjuhën shqipe e cila vendosi themelet e arsimit shqip. I respektojmë mësuesit tanë, ata që kanë dhënë dhe ata që ende japin sakrificë të mëdha derisa e realizojnë veprimtarinë më fisnike – arsimimin dhe edukimin e të gjithë brezave.

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në shënimin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit Shqiptar, që e organizoi Komuna e Çairit.

Në këtë ditë të vitit 1887 është përmbushur iniciativa e grupit prej 135 rilindas, ndërsa me shënimin e saj nderohen të gjithë mësimdhënësit dhe ngritet ndërgjegjja për rëndësinë e arsimit në gjuhën amtare, si dhe për rëndësinë e mësimdhënësve në zhvillimin e përgjithshëm të kombit.

Shaqiri tha se gjatë ditës së djeshme është takuar me disa mësimdhënës të shkollës fillore, të cilëve u ka shprehur mirënjohje për atë që kanë pasur ndikim të madh në ndërtimin e tij si person, ndërsa siç tha ai, i kujton shumë fjalë dhe fjali të tyre gjatë mësimit, të cilët për të paraqesin udhërrëfyes për jetën.

“Sot më shumë se kurrë personalisht e ndjej barrën dhe përgjegjësinë e rëndë të sigurohen kushte më të mira për arsim. Jam i vetëdijshëm se është më se e nevojshme të përpiqemi, por jam shumë optimist dhe besoj se hap pas hapi do të sigurojmë arsim edhe më të mirë për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme”, tha Shaqiri.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…