Shaqiri: Arsimi cilësor është obligim i ynë, me reforma i tejkalojmë zbrazëtirat e konstatuara në njohuri dhe aftësi 

Përpjekjet e institucioneve të sistemit kanë për qëllim zgjidhjen e zbrazëtirave në zhvillimin e kapitalit njerëzor që fillojnë herët dhe zgjerohen me kalimin e kohës, që nënkupton trajtim dhe investim të barabartë në të gjitha segmentet dhe nivelet e sistemit arsimor – nga arsimi parashkollor, fillor, arsimi i mesëm deri në arsimin e lartë. Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në fjalimin e tij në ditën e dytë të konferencës kushtuar temës “Marrëdhënia mes mirëqenies së fëmijëve dhe arritjet e tyre”, që mbahet  në Shkup, si iniciativë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.Ambasadës së  Britanike në Shkup dhe UNICEF. “Rëndësia e edukimit parashkollor konfirmohet edhe nga rekomandimet e studimit ndërkombëtar TIMSS, i cili thotë se nevojitet një përfshirje më e madhe e fëmijëve në institucionet parashkollore, sepse koha e kaluar aty ka ndikim të madh në arritjet e mëvonshme arsimore të nxënësve. Ndërsa testimi PISA na ofron të dhëna të vlefshme që ndihmojnë në identifikimin dhe adresimin e zbrazëtirave ekzistuese në arsimin fillor dhe të mesëm të fëmijëve dhe Koncepti i ri për arsimin fillor është ndërtuar mbi treguesit e marrë nga ky testim ”, theksoi  Shaqiri. Ministri theksoi se në përputhje me Konceptin, ka filluar futja në faza e programeve mësimore  tërësisht të reja në të gjitha lëndët që do të mundësojnë zëvendësimin e të mësuarit faktik me të mësuarit me kuptim, më tepër interakcion gjatë mësimdhënies mes nxënësit dhe mësimdhënësit  dhe aplikimin e mjeteve të reja digjitale me të cilët siç u shpreh ai, i gjithë procesi i edukimit thjeshtohet,  megjithatë bëhet më efektiv.  “Në këtë drejtim, tekstet shkollore  të reja për klasën e katërt, zbatimi  i të cilëve ka filluar në vitin vijues shkollor, janë të arritshme edhe  në formë elektronike ndërsa gjithashtu  do të digjitalizohen tekstet e reja për të gjitha klasat e tjera që do të përgatiten me faza. Janë furnizuar tabela smart për shkollat në të cilat mungonin.   “Vetëm Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguroi 10 mijë tableta për nxënësit e klasës së katërt që kishin nevojë për një mbështetje të tillë nga shteti dhe përveç kësaj pushtetet vendore së bashku me sektorin civil dhe sektorin e  biznesit ofrojnë mbështetje të madhe për arritshmërinë e teknologjisë informatike për nxënësit u shpreh  Shaqiri. Ndryshimet që po bëhen në sistemin arsimor parashikojnë edhe  mbështetje  për kuadrin mësimëdhënës . Ministri theksoi se një nga qëllimet është rritja e motivimit për punë dhe përforcimi i shkathtësive  të mësimëdhënësve  për mësim kreative dhe për të stimuluar potencialin e nxënësve.   “Kemi rritje të pagave të punëtorëve në shkollat fillore dhe të mesme, kemi futur edhe  mundësitë  për avancim në karrierë dhe gjithnjë e më shpesh organizohen trajnime që nënkuptojnë mundësi për zhvillim profesional. Thirrja publike e fundit e Byrosë për zhvillimin e arsimit ka të bëjë me  organizimin  e  trajnimeve me 29 tema për mësimdhënësit dhe 7 tema shtesë për bashkëpunëtorët profesional, dhe janë përfshirë përmbajtje për bashkëpunimin mes shkollës dhe familjes në parandalimin e bashkëmoshatarëve dhe dhunë kibernetike, zbatimin e qasjeve inovative interaktive në mësimdhënie dhe  të ngjashme -tha  Ademi.   Fokusi  i madh i politikave arsimore është arritja e shkallës më të lartë të mundshme të përfshirjes së sistemit arsimor dhe kjo karakteristikë  është e rëndësishme për përmirësimin e mirëqenies së nxënësve. Shaqiri informoi se në këtë kontekst deri më tani është bërë shumë, ndërsa njoftoi  se në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin 2022 janë paraparë 219 milionë denarë për angazhimin  e 500 asistentëve, numri i të cilëve në varësi të nevojave mund të rritet. si dhe 1,5 milion denarë shtesë për mjete ndihmëse  mësimore.Punojmë  për futjen e kategorive të reja të bursave dhe llojeve të reja të mbështetjes financiare dhe poe  rrisim bursën  ekzistuese. “Të gjitha bursat e nxënësve janë rritur nga ky vit shkollor, vlerat  mujore nga 2200, 2900 denarë janë rritur në 3500 denarëpotencoi  ministri.   Shaqiri shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që merr vendi nga UNICEF-i dhe nga një sërë të organizatave  të tjera partnere, e cila, siç theksoi, është veçanërisht e rëndësishme në këtë periudhë të ndryshimeve të mëdha për tranzicionin e sistemit arsimor kombëtar. Shpreh pritjet për diskutim të gjerë dhe të frytshëm, veçanërisht me ekspertë të huaj të arsimit , nga të cilat do të dalin  konkluzione  të cilat do të shërbejnë për të modeluar politikat e ardhshme arsimore.   

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…