Arsimi që përfshin çdo fëmijë është hapi i parë drejt realizimit të potencialit që ka çdo fëmijë me zhvillim atipik. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar për të hartuar një sistem arsimor nacional që kujdeset për karakteristikat dhe nevojat e ndryshme të fëmijëve, në mënyrë që ata të integrohen në mjedisin shkollor sipas mundësive të tyre dhe të rriten në qytetarë që duke qënë të realizuar kontribuojnë për të gjithë komunitetin, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në tryezën e organizuar nga Fondacioni për Demokraci Westminster me titull Arsim i aksesueshëm për të rinjtë me aftësi të kufizuara.
Në vitin shkollor 2021/22, në shkollat fillore, në arsimin e rregullt, janë përfshirë gjithsej 911 nxënës me nevoja të veçanta arsimore, ndërsa në shkollat e mesme të drejtën e tyre në arsim e ushtrojnë 312 nxënës me nevoja të veçanta arsimore. Ministri Shaqiri theksoi se pas këtyre shifrave qëndrojnë një sërë aktivitetesh si të Qeverisë ashtu edhe të Ministrisë së arsimit dhe shkencës për ngritjen e nivelit të inkluzivitetin në sistemin arsimor nacional.„ Filluam periudhë të re në edukimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, e cila përfshin politika aktive arsimore të mbështetura nga burime financiare të siguruara. Ministria e Arsimit dhe Shkencës në vitet e fundit ka rritur vazhdimisht linjat buxhetore për këtë qëllim.Vitin e kaluar janë ndarë 59 milionë denarë vetëm për punësimin e 500 asistentëve arsimorë, të cilët i kemi përzgjedhur me thirrje publike. Me buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin 2022 janë paraparë 218 milionë denarë për financim të asistencës arsimore“, informoi ministri.MASH siguroi trajnime intensive, me qëllim që të aftësohen dhe bashkë me mësuesit të arrijnë të realizojnë një mësimdhënie më të mirë. për fëmijët me zhvillim atipik, por edhe për fëmijët me zhvillim tipik, sepse asistenca arsimore për herë të parë nënkupton integrimin e nxënësve dhe ndjekjen e një programi të përbashkët dhe pritshmëritë janë që të gjithë nxënësit të arrijnë të njëjtat rezultate. Më parë, asistentët fokusoheshin vetëm tek një fëmijë me zhvillim atipik, por ajo që duam të arrijmë është të mos ket ndarje në klasë.Duke theksuar se shoqëri influzive nuk ndërtohet vetëm me ligje, por më vënien e tyre në praktik në sistemin arsimor, Shaqiri kujtoi se duke filluar nga ky vit shkollor, materialet mësimore për klasën e parë dhe të katërt i kemi vënë në dispozicion në versione elektronike dhe audio dhe për herë të parë në alfabetin Brail për të gjithë nxënësit me shikim të dëmtuar. Në vitet e ardhshme, hap pas hapi, do të bëjmë të njëjtën gjë edhe për klasat e tjera të nëntëvjeçares.Në përputhje me Ligjin e ri për Arsimin Fillor dhe Konceptin për Arsimin Gjithëpërfshirës, ndryshohet roli i shkollave speciale që vazhdojnë të funksionojnë si shkolla fillore me qendër burimore, përgjegjëse për ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes profesionale për shkollat fillore komunale dhe nxënësit me aftësi të kufizuara të përfshirë në sistemin e rregullt arsimor. Përmes Programit të UNDP për Punë të dobishme Sociale, që nga shtatori dhe në shkollat e mesme, sipas shembullit të shkollave fillore, të filloje zbatimi i asistencës arsimore. Deri më tani janë angazhuar 79 asistentë dhe kanë filluar trajnimet për arsim inkluziv në tri qendrat rajonale për arsim profesional në Ohër, Tetovë dhe Kumanovë. Në pjesën e investimeve kapitale, kusht themelor për mbështetjen e realizimit të projekteve kapitale përmes MASH është që objektet të jenë lehtësisht të aksesueshme nga personat me aftësi të kufizuar.Ministria e arsimit dhe shkëncës vazhdimisht angazhohet për zvogëlimin e hendekut mes ligjeve dhe praktikës në arsimin inkluziv, me qëllim që të eliminohen stereotipet ekzistuese për frikën nga dallimet dhe të mos përballemi kurrë më me raste si ai i Ëmblës së vogël.