Në sesionin e dytë të sotëm të Grupit Punues Ndërqeveritar për “Bashkëpunim Evropian – Tranzicioni i Gjelbër dhe Transformimi Dixhital dhe Qeverisje e së Drejtës ” të mbajtur në Sofje, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini së bashku me homologun e tij bullgar, zëvendëskryeministrin për politikat klimatike dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Ujërave të Republikës së Bullgarisë, Borislav Sandov, nënshkruajtën Programin dyvjeçar për zbatimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive në fushën e mjedisit jetësor dhe menaxhimit të ujërave, nënshkruar më 11 prill 2019. Nënshkrimi i Programit konfirmoi përpjekjet e përbashkëta për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve përmes zbatimit të aktiviteteve specifike për mbrojtjen më të mire të mjedisit jetësor dhe përfshirjen aktive në zbatimin e nismave të përbashkëta.