Ministri i Financave, Fatmir Besimi, paralajmëroi ndryshime në Rregulloren me të cilën përcaktohet kompensimi për privatizimin e tokës ndërtimore të miratuar në vitin 2011, sipas së cilës paguhet kompensim prej 438 denarë për tokë me qëllim komercial. Në emisionin “Utrinski brifing”, duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me rastin e privatizimit të tokës përballë ndërtesës “Nova Makedonija”, sqaroi se këtë u informua nga mediat dhe se është kryer kontroll i plotë i të gjithë procesit, që udhëhiqet nga Drejtoria për Çështje Pronësore Juridike, e cila njëherit e miraton vendimin për privatizimin e tokës.
– Nuk bëhet fjalë për shitjen e tokës, por për privatizimin e tokës. Procesi i shitjes bëhet përmes komunës në përputhje me dispozitat ligjore, ndërsa privatizimi i tokës bëhet në bazë të Ligjit për privatizim dhe qira të tokës ndërtimore në pronësi të shtetit përmes Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike, me ç’rast kompensimi që paguhet për privatizim përcaktohet me Rregulloren e Qeverisë për vlerën e kompensimit për privatizimin e tokës ndërtimore të miratuar në vitin 2011, theksoi ministri.Ai theksoi se që nga miratimi i kësaj rregulloreje, jo vetëm në këtë rast, por edhe në raste të tjera u realizuan procedura të tjera të tilla të privatizimit. “Siç potencoi ministri, së shpejti do të ndryshohet Rregullorja dhe ky do të jetë rast i fundit i privatizimit të tokës sipas këtij çmimi. Pas ndryshimit të saj, do të ketë çmime më reale.Ministri, theksoi që edhe pse procedurat janë realizuar sipas ligjit, gjithashtu ekziston normë morale dhe etikë, me ç’rast u bën thirrje të gjithë atyre që në të kaluarën shfrytëzuan një mundësi të tillë në kontekstin e përgjegjësisë shoqërore të kryejnë investime me interes publik. Potencoi se kanë filluar aktivtete të shumta për përmirësimin e transparencës dhe se një nga to është miratimi i Ligjit të ri për buxhetet, i cili është në Kuvend më shumë se një vit dhe ku në mënyrë shtesë rregullohet menaxhimi me mjetet financiare dhe tokën në pronësi të shtetit. Në këtë intervistë, ministri diskutoi edhe për pakon e re të masave që Qeveria miratoi për mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve dhe përkrahjen e likuiditetit në ekonomi nga ndikimi i rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe energjensave për shkak të situatës në Ukrainë. Propozim ligjet që i referohen masave për uljen e TVSH-së dhe akcizës tek energjencat dhe TVSH-së tek produktet ushqimore bazë janë parashtruar në Kuvend dhe ministri pret miratimin e tyre të shpejtë.