Takim Bekteshi-Bërns: SHBA-të janë partner strategjik të Maqedonisë së Veriut, mbështetja ekonomike është kyçe për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot ka zhvilluar takim me ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e saj, Zonjën, Kejt Meri Bërns. Gjatë takimit, ministri dhe ambasadorja diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve, pasojat ekonomike që mund të ndodhin si pasojë e konfliktit ruso-ukrainas, si dhe realizimin e projekteve infrastrukturore, para së gjithash në fushën e energjetikës të cilat janë kyçe për zhvillimin e vendit tonë. Në kuadër të takimit, ministri prezantoi projektet e realizuara dhe aktivitetet e planifikuara të Ministrisë së Ekonomisë në fushën e energjetikës, tregtisë, inovacionit, mbështetjes së investitorëve të huaj. Ministri Bekteshi e informoi ambasadoren për pakon e 26 masave të miratuara nga Qeveria në mbështetje të ekonomisë dhe theksoi se situata po monitorohet nga afër, veçanërisht në sferën e çmimeve të energjisë, për të cilat po zhvillohen skenarë për rezultate të mundshme. Ministri Bekteshi shprehu mirënjohjen e tij për Qeverinë e SHBA-së si partner kryesor strategjik, e cila vazhdimisht i jep mbështetje të konsiderueshme Qeverisë sonë në zbatimin e aktiviteteve që synojnë rritjen ekonomike dhe stabilitetin e vendit. Në takimin mes ministrit Bekteshi dhe ambasadores Bërns, u bisedua edhe për vendosshmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve me theks të veçantë në nxitjen e projekteve dhe investimeve që do të mundësojnë pavarësinë e përhershme dhe të qëndrueshme energjetike të Maqedonisë së Veriut. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se sfida kryesore për ekonominë e vendit për momentin është ballafaqimi me pasojat ekonomike të konfliktit ruso-ukrainas. Në takim u shpreh mirënjohja për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut, e cila si aleate e NATO-s iu bashkua thirrjes për ndërprerjen veprimeve ushtarake në Ukrainë.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…