Nuredini: Fillon procesi i pastrimit të lindanit nga deponia e vogel në OHIS 

OHIS-in e shohim si pikën e nxehtë numër një në vend si një problem historik zgjidhjes së të cilit i kushtojmë shumë vëmendje dhe energji dhe duhet zgjidhur plotësisht njëherë e përgjithmonë. Dua të njoftoj qytetarët se është vendosur një strukturë e madhe metalike me një strukturë organizative shumë komplekse, e cila do të shmangë çdo shpërndarje të materialit të rrezikshëm që do të gërmohet nga deponia e vogël, dhe në këtë mënyrë do të mbrohet mjedisi jetësor dhe popullësia që graviton në zonën më të gjerë përreth deponisë. Besojmë se fillimi i gërmimeve do të rrjedhë ashtu siç është planifikuar dhe në mënyrën më të mirë, siç ka premtuar dhe kontraktori POLYECO – tha ministri Nuredini i cili së bashku me kryetarin e Qeverisë Dimitar Kovaçevski, ambasadorin e BE-së David Geer dhe shefja e Zyrës së UNOPS-it për Maqedoninë e Veriut, Michaela Telatin, vizituan lokacionin e deponisë së vogël në Ohis.  

Në fillim të fazës operative, kontraktori POLYECO do të kryejë trajnimin e personelit për gërmimin dhe menaxhimin e mbeturinave nga HCH, procesin e gërmimit, paketimin, ruajtjen dhe restaurimin e lokacionit. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…