Bekteshi: Ndalimi i eksportit të disa drithërave dhe vajit të lulediellit zgjatet deri më 15 prill, synimi ynë kryesor është mbrojtja e tregut vendas dhe qytetarëve

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Qeveria solli vendim për vazhdimin e masës për ndalimin e eksportit të drithërave dhe vajit të lulediellit deri më 15 prill 2022.

Në perputhje me këtë vendim, edhe në 25 ditët në vijim do të ketë ndalesë për eksportin e meslinit, grurit, miellit te grurit dhe meslinit, farave të lulediellit: si të thyera poashtu edhe të grimcuara, vajit te farave te lulediellit, shafranit, ose fraksioneve të ngjajshme, te papastruara dhe paspastruara, porse kimikisht të pamodifikuara nga luledielli.

Kur në tregun vendas, priten shqetësime serioze për shkak të mungesës së mallrave, të nevojshme për prodhim, përpunim dhe për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, në pajtim me nenin 29 paragrafi 1 alineja 2 të Ligjit për tregti, Ministria e Ekonomisë, mund t’i propozojë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pajtim me nenin 30 paragrafi 1 alineja 3 të Ligjit për tregti, të kufizojë eksportin ose importin e mallrave të caktuara ose të përcaktojë kushte të veçanta për import ose eksport të mallrave të caktuara.

Qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e tregut vendor dhe mbrojtja e qytetarëve në kohë krize për të shmangur spekulimet, veprimet e tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendor, tregun vendor dhe qytetarët.

Prioriteti i Qeverisë tonë është mbrojtja e standardit të qytetarëve dhe ruajtja e stabilitetit ekonomik.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 10 mars 2022 solli vendim për ndalimin e eksportit të disa drithrave dhe vajit të lulediellit, sipas të cilit duke filluar nga 10 mars 2022 deri më 20 mars 2022, me qëllim që të mos dëmtohet tregu vendor.  

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…