Grubi – Gërvalla: Rajoni është më i sigurtë si pjesë e NATO dhe BE

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në takim delegacionin e kryesuar nga zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës dhe ministre për punë të jashtme dhe diasporë, znj. Donika Gërvalla.

Në fokus të bisedës mes bashkëbiseduesve ishte thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve, me theks të veçantë mbi zbatimin e 11 Marrëveshjeve të nënshkruara për bashkëpunim në seancën e parë të përbashkët qeveritare të mbajtur në Shkup në shtator të vitit të kaluar. Në këtë drejtim, u dakordua edhe formimi i ekipit të përbashkët për ndjekjen e zbatimit të këtyre marrëveshjeve.

Grubi dhe Gërvalla gjithashtu diskutuan edhe për organizimin e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive në Prishtinë në fund të muajit maj, si vazhdimësi e takimeve qeveritare që filluan në Shkup.

Grubi në takim theksoi se Republikën e Kosovës dëshirojmë ta shohim si pjesëmarrëse në çdo forum rajonal dhe jo vetëm.

Rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, sfidat dhe kontesti me Bullgarinë gjithashtu ishin temë e bisedës në këtë takim, derisa Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë z. Grubi informoj znj. Gërvalla mbi ecurinë e dialogut me Sofjen zyrtare dhe përparimin në këtë drejtim, si një sinjal i mirë drejt zgjidhjes së kontestit dhe marrjes së dritës jeshile për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Grubi dhe Gërvalla bashkarisht dënuan agresionin rus ndaj Ukrainës dhe shprehën solidaritet dhe bashkërenditje të plotë me politikat e sigurisë dhe të jashtme të NATO dhe BE. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…