Pakoja edukative me të cilën nxënësit e shkollave fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë mundësinë që përmes qasjes interaktive të njihen me mesazhet kryesore nga dokumentari “Toka e Mjaltit”, i cili u promovua sot në Shkup. Paketa, e dedikuar për nxënësit e moshës 10 deri në 14 vjeç, përbëhet nga tre komponentë të krijuar për të stimuluar kreativitetin: libri i ilustruar me piktura nga Toka e mjaltit , një lojë interaktive me zare dhe një lojë e madhe interaktive tavoline. Në fazën pilot, pakoja edukative u shtyp në maqedonisht, shqip dhe turqisht dhe u shpërnda në shkollat fillore në rajonin e Bregallnicës. “Toka e mjaltit” është një histori në të cilën heroina kryesore Atixhe Muratova përcjell urtësi të thellë primordiale për marrëdhëniet midis njeriut dhe natyrës. Filmi u ndoq nga mijëra njerëz në mbarë botën, por ne menduam se këto mesazhe duhet të arrijnë edhe te më të rinjtë tanë, sepse është shumë e rëndësishme që arsimimi dhe edukimi i tyre të sigurojnë që ata të rriten në harmoni me natyrën dhe të respektojnë parimet bazë të ndërveprimit me të- tha në promovim ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, duke shtuar se kjo histori për mbarështruesen e fundit të bletëve të egra në Evropë na kujton se pasuritë natyrore nuk janë të pashtershme dhe se natyra do të kujdeset për ne vetëm nëse e trajtojmë atë me respekt.“Në kuadër të këtij projekti, ne kemi krijuar një pako materialesh edukative dhe lojërash në të cilat prezantohen mesazhet e filmit dokumentar “Toka e mjaltit” dhe të njëjtat zgjojnë kureshtjen, mësimin dhe shkëmbimin e përvojave mes mësuesve dhe nxënësve, gjë që do të mundësojë përmirësimin e aftësive të tyre për të mësuar gjatë gjithë jetës”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, duke shtuar se projekti ka forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve nga sektori publik, privat dhe ndërkombëtar, i cili, siç tha ai, mbart një përgjegjësi të shtuar dhe të përbashkët për krijimin e kushteve për ndryshime në arsim.Në fjalën e tij, ambasadori i Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut SH.T Veronica Ulman Marty, iu referua rëndësisë së dokumentarit “Toka e mjaltit”, i cili dërgon mesazhe të fuqishme, por në të njëjtën kohë na kujton se çfarë ndodh kur ligjet e natyrës nuk respektohen.”Ky film ilustron mirë dilemën me të cilën përballen shoqëritë tona: të gjejmë ekuilibrin e duhur midis përdorimit të qëndrueshëm dhe menaxhimit të burimeve natyrore, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies njerëzore. Zvicra mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në përpjekjen për të gjetur një mënyrë për ta zgjidhur këtë dilemë, ndër të tjera, përmes Programit për Ruajtjen e Natyrës, i cili synon të tregojë se si mund ta mbrojmë natyrën dhe të promovojmë menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, duke promovuar zhvillimin ekonomik”- tha ajo.Në këtë ngjarje foli edhe drejtori i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Z. Zekirija Hasipi, i cili iu referua rezultateve të fazës pilot në të cilën u mbuluan shkollat në rajonin e Bregallnicës:“Interesimi i mësimdhënësve që u përfshinë në serinë e trajnimeve për zbatimin e procesit edukativ në arsim ishte i madh dhe na jep të drejtën të jemi të kënaqur të jemi optimistë se pakoja edukative do të zbatohet me sukses tek nxënësit si përdorues të fundit. Byroja për Zhvillimin e Arsimit do të monitorojë zbatimin e mëtutjeshëm të pakos edukative. Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjejmë një mënyrë që kjo pako edukative të jetë e disponueshme për të gjitha shkollat në territorin e të gjithë vendit .”Udhëheqësja e ekipit të Programit për Ruajtjen e Natyrës, z-nj. Marjana Shushlevska kujtoi suksesin e madh të dokumentarit “Toka e mjaltit”, prodhimi i të cilit u mbështet nga Programi dhe mesazhet e fuqishme që udhëtuan nëpër botë përmes protagonistes kryesore Atixhe. Sipas saj, tashmë e kemi kaluar vijën e kuqe, presionet ndaj natyrës janë të mëdha dhe pasojat e shkatërrimit të saj i ndjejmë vazhdimisht.”“Të rinjtë, e ardhmja jonë, ato po përballen me një periudhë plot sfida. Dhe është pikërisht mundësia që njohuritë tradicionale vendase të përdorin burimet natyrore, siç është ajo e Atixhes, e cila është një shembull i shkëlqyer i të jetuarit në harmoni me natyrën, për t’iu afruar atyre përmes një mjeti të tillë edukativ interaktiv, është mënyra e duhur për t’i përgatitur ata për të përballuar sfidat në mënyrën më gjithëpërfshirëse dhe tërësore të mundshme”, tha ajo.Përmbajtjen e pakos edukative, në emër të autorëve Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov, e prezantoi Simona Stojanovska, koordinatore e projektit dhe kryeredaktore e librit të ilustruar. Autorë të lojërave interaktive në pakos edukative janë: Aleksandar Mikiq, Samoil Petrevski, Vlladimir Trajçevski dhe Boris Momiq.Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues të ministrive, misioneve diplomatike, organizatave ndërkombëtare, institucioneve relevante në Republikën e Maqedonisë së Veriut në nivel kombëtar dhe rajonal, të cilët patën mundësinë të njihen me përmbajtjen e pakos edukative dhe të takohen edhe një herë me Atixhen dhe të kujtohen në një pjesë të përmbajtjes së dokumentarit “Vendi i mjaltit”.Pakoja edukative është zhvilluar me konkludim të Qeverisë me kërkesë të Ministrisë së Mjedisit Jetësor në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Byronë për Arsim, përmes Programit për Ruajtjen e Natyrës në Maqedoninë e Veriut (PRN) dhe Farmahem, me mbështetje financiare nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).