Zëvëndësministri Rexhepi paralajmëron rekonstruim të gypit të ujësjellësit në Pallçisht të Poshtëm komuna e Bogovinës

Sot zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi pati një takim pune me kryetarin e Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu. Në takim u diskutua për projektet infrastrukturore të realizuara nga komuna me mbështetjen e pushtetit qendror. Në vazhdim keni deklaratën e plotë të zëvendësministrit Bekim Rexhepi: Sot jemi në komunën e Bogovinës për të përcjellë një lajm të mirë për banorët e vendbanimit Pallçisht i poshtëm. I njoftova banorët dhe kryetarin e komunës se projekti për rikonstruksionin e ujësjellësit në vendbanimin Pallçisht i poshtëm është aprovuar nga Banka Evropiane për Investime dhe të njejtin do ta realizojmë në bashkëpunim me komunën. Vlera e projektit është 16,4 milionë denarë, ndërsa do të rikonstruktohet ujësjellësi i vjetër në gjatësi prej 3,5 km. Muajin e ardhshëm pres që të shpallet tenderi për rikonstruksion dhe me përzgjedhjen e kontraktorit të fillojmë menjëherë me punimet e ndërtimit në terren. Besoj se me këtë projekt do të përmirësojmë kapacitetin e ujësjellësit në këtë vendbanim dhe kështu do të përmirësojmë kushtet e jetesës së banorëve. Një gjë tjetër që dua të theksoj është se përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, komunës së Bogovinës i janë ndarë 721 mijë euro për ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve lokale. Në këtë moment po përgatitet dokumentacioni për 3 projekte, ku përfshihen: – Rindërtimi i rrugës në vendbanimin Palçishtë – Rikonstruksioni i rrugës lokale Pirok – Gradec – Rindërtimi i rrugës lokale Bogovinë – Sedlarcë. Me kryetarin e komunës z. Besnik Emshiu, dëshmojmë se bashkëpunimi mes pushtetit qendror dhe atij lokal është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sidomos kur bëhet fjalë për përmirësimin e kushteve të jetesës së të gjithë qytetarëve.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…