Nuredini: U vendosën sisteme fotovoltaike në objektet publike në komunën e Çairit 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini së bashku me kryetarin e Komunës Visar Ganiu sot kanë promovuar projektin për vendosjen e sistemeve fotovoltaike në objektet publike në territorin e Komunës së Çairit. Projekti është realizuar në përputhje me Vendimin për alokimin e mjeteve financiare të realizuara në bazë të kompensimit për prodhimin e energjisë nga lëndët djegëse fosile si subvencione të destinuara për komunat, me ç’rast Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e mbështeti financiarisht dhe nga buxheti i saj ndau 9 milionë denarë.  – Projekti ka shumë përfitime, duke filluar nga pikëpamja financiare i cili jep përgjigje adekuate krizës së përgjithshme energjetike dhe redukton shpenzimet e komunës, nga pikëpamja shëndetësore redukton ndikimet negative në shëndetin e njerëzve, por kontribuon në reduktimin e ndotjes lokale dhe globale si dhe reduktimin e ndryshimeve klimatike – informoi ministri Nuredini. Sipas tij, mënyra më e mirë për të zgjidhur problemin e ndryshimeve klimatike dhe ndotjes lokale të ajrit është parandalimi i emetimit të gazrave nga djegia e lëndëve djegëse fosile për të marrë energji elektrike dhe ngrohje. “Aplikimi i burimeve të rinovueshme të energjisë është qasja më e mirë për të zgjidhur ndryshimet klimatike, dhe në të njëjtën kohë një mënyrë për të reduktuar ndotjen e mjedisit ku jetojnë njerëzit”, shtoi Nuredini. 

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…