Promovimi i bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Norvegjisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Norvegjisë, inauguroi Odën Tregtare maqedono-norvegjeze. Në ngjarje morën pjesë disa kompani të njohura norvegjeze, të cilat kanë marrëdhënie të hapura afariste me Republikën Maqedoninë e Veriut, siç janë: Normak, Innovation Norge, Pemco, Norske Solar, Exco, Sparpark, SM Enterprenour/Recover. Gjithashtu, në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë mes të cilëve Arne Sanes Bjornshtad, i cili është Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor dhe Kristin Melsom, Drejtoreshën për Evropën Juglindore pranë MPJ-së së Norvegjisë e të tjerë. Gjatë takimit Osmani theksoi se investimet aktuale të Innovation Norge në Normak dhe investimet e mundshme të kompanive të përmendura, si dhe themelimi i Odës Tregtare maqedono-norvegjeze do t’i japin shtysë të fortë komuniteteve të biznesit për bashkëpunimin e tyre më të afërt dhe më intensiv që do të kontribuojë në rritjen e shkëmbimit tregtar.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…