Osmani në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s

Ministri, Bujar Osmani, mori pjesë të takimin e rregullt të Këshillit të Atalantikut të Veriut në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme, i cili u mbajt në selinë e NATO-s në Bruksel. Temë qëndrore e sesioneve ishte situatata aktuale e sigurisë e shkaktuar nga invazioni ushtarak rus në Ukrainë, si dhe masat dhe aktivitetet që Aleanca i ndërmerr për të garantuar sigurinë e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s. Njëherit, u bë fjalë edhe për Konceptin e ri Strategjik që duhet t’i përgjigjet relitetit të ri gjeopolitik dhe të parashtrojë vision strategjik për Aleancën. Në një seancë të veçantë në të cilën morën pjesë edhe Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve partnere si dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, u diskutua për marrëdhëniet e NATO-s me partnerët dhe mënyrën për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe mbështetjen e Aleancës, për të përforcuar rezistencën e tyre. Me këtë rast, Ministri Osmani e dënoi ashpër agresionin rus ndaj Ukrainës, veçanërisht vrasjet e tmerrshme të popullates civile dhe bëri thirrje për ndërprerje të menjëhershme të zjarrit, me çka e reafirmoi solidaritetin tonë me Ukrainën. Njëherazi, e theksoi domosdoshmërinë për të përforcuar më tej paraninë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, si rajon që është subjekt i ndikimit nga vendet e treta. “Ballkani Perëndimor është pjesë e pazëvendësueshme e strukturës së ardhme të sigurisë në Evropë. Prandaj, integrimi euroatlantik edhe evropian i Ballkanit Perëndimor është çështje e sigurisë dhe mjet për forcimin e stabilitetit. Prandaj dërgojmë mesazh të qartë për fillimin sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që është telbësore për ruajtjen e sigurisë rajonale dhe evropiane”- theksoi Osmani. Në kuadër të takimeve, Ministri Osmani realizoi takim bilateral me homologët e tij nga Finlanda dhe Sllovakia.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…