Osmani në takime të shumta në margjinat e Forumit Delphi në Greqi

Në margjinat e Forumit Ekonomik Delhi në Greqi që mbahet rregullisht edhe këtë vit me mbi 800 pjesëmarrësve, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takime të shumta me homologët e tij dhe personalitete të njohura nga rajoni dhe më gjerë.

Me kolegun e tij grek, Nikos Dendias diskutoi për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ndikimin e saj më të gjerë. 

“Agresioni rus ka treguar në mënyrën më tragjike se sa i rëndësishëm është zgjerimi i BE-së për sigurinë, unitetin dhe transformimin demokratik të kontinentit”, theksoi Osmani. 

Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, Greqia u bë partner strategjik që  e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, me çka u përcoll bindja se mbështetja e tillë nuk do të mungojë edhe në periudhën e ardhshme, kur presim fillimin formal të negociatave e aderimit.

Lufta në Ukrainë, dinamika rajonale dhe ndikimi i krizës në ambicjet euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishte temë e bisedimeve me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak. Osmani e konfirmoi mështetjen e Maqedonisë së Veriut për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të kishte ndikim thelbësor pozitiv në përmirësimin e marrëdhënieve të përgjithshme dhe bashkëpunimit në rajon. Me këtë e përsëriti qëndrimin se është i mjaftueshëm një kontekst bilateral i pazgjidhur, me implikime të mundshme të rëndësishme për të gjithë rajonin.

Ministri Osmani realizoi takim edhe me ish Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Karl Bild dhe me personalitete të tjera të shquara, pjesëmarrës në Forum.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…