Takim Osmani- Fico

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, realizoi takim me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian, Roberto Fico. Në takim u shpreh kënaqësi për marrëdhëniet tradicionale miqësore ndërmjet dy shteteve, lidhjet kulturore dhe bashkëpunimin e ngushtë përmes niveleve të ndryshme të partneritetit institucional. Ministri Osmani, theksoi se e vlerëson lartë mbështetjen e vazhdueshme të Romës zyrtare për vendin tonë, e veçanërisht rolin e Parlamentit Italian, Komisioni për Politikë të Jashtme i së cilit vitin e kaluar solli dy rezoluta me mbështetje të fuqishme për perspektivat eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.  “Më gëzon vendosmëria e fuqishme e Italisë, si mbështetëse e zëshme e procesit tonë eurointegrues, që të angazhohet për fillimin e menjëhershëm të negociatave të aderimit të Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh realitetet e reja gjeopolitike në Evropë”, theksoi Ministri Osmani. Kryeparlamentari, Roberto Fiko, e përsëriti qëndrimin e Republikës së Italisë se fillimi i menjëhershëm i negociatave të aderimit me vendin tonë, domosdoshmërish do ta forcojë kredibilitetin e Bashkimit Evropian, madje do të dërgojë mesazh të pahamendur se e ardhmja e Rajonit është vetëm evropiane. Bashkëbiseduesit biseduan për mundësitë e shfrytëzimit të potencialit që e ofron diplomacia parlamentare, thellimin e lidhjeve ekonomike dhe bashkëpunimin multilateral, ndërsa shkëmbyen mendime edhe për situatën aktuale në Ukrainë.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…