Osmani dhe Murtezani zhvilluan takim pune me delegacionin nga Bullgaria, të kryesuar nga Kryeministri Petkov

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, së bashku me Drejtorin e MEPSO-s, Orhan Murtezani, zhvilluan takim pune me delegacionin qeveritar nga Republika e Bullgarisë, të kryesuar nga Kryeministri Kiril Petkov dhe Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska, të cilët janë për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Delegacionet vizituan Stacionin transformator “Bitola 2” të MEPSO-s, i cili energjetikisht lidh Republikën e Maqedonisë së Veriut me Republikën e Shqipërisë dhe është pjesë e projektit më të gjerë të infrastrukturës për kyçje energjetike, pjesë e Korridorit 8. “Ky investim do të jetë një tjetër projekt kapital energjetik, pjesë e Korridorit 8, përmes të cilit do të përfitojnë të gjitha vendet: Republika e Maqedonisë së Veriut – për të mundësuar transit dhe diversifikim shtesë të furnizimit me energji elektrike; Republika e Shqipërisë do të ketë qasje në burimet e energjisë në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari, ndërsa Republika e Bullgarisë do të ketë mundësinë të lidhë rrjetin e saj me pjesët më perëndimore të Ballkanit dhe me këtë mundësinë për ta ofruar tepricën e energjisë elektrike edhe në tregun evropian”, tha Osmani, duke theksuar se këto janë përfitime të prekshme dhe me masë, sidomos në rrethanat e sotme, kur furnizimi me energji po bëhet një çështje veçanërisht e rëndësishme gjeopolitike. “Shpresoj që në të ardhmen të na presim vizita të këtilla të shumta në hekurudha, në autostrada, në pikat e reja kufitare, siç është promovimi i linjës së re ajrore Shkup-Sofje”, tha Osmani, duke shprehur besimin se kjo është mënyra më e mirë për të vënë më shumë fokus në bashkëpunimin e ndërsjellë në të ardhmen, sesa në të kaluarën.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…