Besimi – Escobar: Përforcimi i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve aleate të NATO-s

Mundësia e thellimit të bashkëpunimit ekonomik midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe kriza energjetike ishin një ndër temat e diskutuara në takimin e mbajtur në kuadër të Takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore mes ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe zëvendësndihmësit të sekretarit amerikan shtetëror për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike – përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.
Zëvendësndihmësi Escobar konfirmoi përkrahjen e madhe politike të SHBA-së për vendin tonë, si dhe axhendën e fuqishme për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Angazhimet e SHBA-së janë evidente sa i përket integrimit në BE për të gjithë rajonin. Integrimi ekonomik i gjithë rajonit është i rëndësishëm si për BE-në ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor dhe nisma  Ballkani i Hapur ka potencial të rëndësishëm për të dhënë rezultate në bashkëpunimin rajonal, theksoi Escobar.
Përveç përkrahjes së vazhdueshme politike nga SHBA-ja, u inicua edhe bashkëpunimi në biznes si dhe ai ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së. Të dyja palët u dakorduan se ekziston potencial i madh për investime të SHBA-së në RMV, veçanërisht për faktin se që nga viti 2020 Maqedonia është aleate me SHBA-në në NATO.
Me kënaqësi dhe pëlqim të ndërsjellë, nisma për bashkëpunim në biznes dhe realizimi i investimeve do të jenë aktivitete të ardhshme të shndërruara në një plan dhe axhendë sa i përket bashkëpunimit bilateral të SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut.Njëkohësisht, në takim u shpreh mirënjohje për vendin tonë, i cili si aleat i NATO-s, iu bashkëngjit thirrjes për ndërprerjen e veprimeve luftarake në Ukrainë, me ç’rast mundësohet përforcimi i bashkëpunimit të ardhshëm me SHBA-në.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…