Besimi nga Washingtoni – Republika e Maqedonisë së Veriut do të mund të shfrytëzojë mjete me kushte të favorshme

Republika e Maqedonisë së Veriut parashtroi kërkesë në Fondin Monetar Ndërkombëtar për shfrytëzimin e linjës dyvjeçare për përkujdesje dhe likuiditet. Kjo linjë kreditore është në dispozicion të vendeve anëtare me baza të shëndosha ekonomike dhe shfrytëzohet për situata pasigurie si kriza aktuale ekonomike si rezultat i inflacionit dhe krizës energjetike, veçanërisht luftës në Ukrainë”, kjo u kumtua nga ministri i Financave, Fatmir Besimi në një intervistë për Sitel nga Washingtoni ku merr pjesë në Takimet pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore.  “FMN-ja javën e kaluar na kualifikoi si vend që mund të shfrytëzojë linjë të tillë kreditore, që është një rezultat jashtëzakonisht pozitiv në raport me pozicionin tonë, si vend, në tregjet financiare. Kjo dukshëm e ndryshon situatën tonë në treg në favor të ekonomisë sonë, duke pasur parasysh se tashmë për shkak të pritshmërive inflacioniste, normat e interesit janë rritur në tregjet financiare. Që të procesohet kjo linjë, duhet të vijojë një proces zyrtar për kërkesë”, theksoi ministri i Financave Besimi Siç theksoi ministri, në periudhën e ardhshme do të ketë Mision të FMN-së në vendin tonë ku do të definohen detajet për shfrytëzimin e programit.Ministri po ashtu njoftoi se norma e interesit do të jetë rreth 1%, me ç’rast është jashtëzakonisht më e ulët se ajo aktualja për emetimin e fletobligacionit në tregjet financiare ndërkombëtare.„ “Këto kushte janë shumë më të favorshme për ne, në aspekt të shfrytëzimit të këtyre mjeteve sa i përket përkrahjes së buxhetit. Njëkohësisht, një pjesë e mjeteve nga ky program shfrytëzohen si përkujdesje, që nënkupton se ne i kemi këto mjete por nuk i shfrytëzojmë, me ç’rast na shërbejnë për përforcimin e pozitës sonë në tregjet financiare”, saktësoi ai.Kjo linjë kreditore e disponueshme për vendet anëtare me baza të shëndosha  ekonomike dhe  korniza politike mund të ndihmojë në mbrojtjen e ekonomive nga goditjet e jashtme përmes sigurimit të aksesit paraprak në burimet e FMN-së.Sa i përket rishikimit, Besimi njoftoi se në mënyrë shtesë do të reduktohen shpenzimet joproduktive. 

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…