Nuredini: Hapim mundësi të reja bashkëpunimi me Agjencinë Franceze të Zhvillimit 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, i shoqëruar nga zëvendësministrja Hristina Oxhaklieska, zhvilloi takim pune me përfaqësuesit e Agjencisë Franceze për Zhvillim. Në këtë takim fillestar u shqyrtuan mundësitë për vendosjen e bashkëpunimit në mes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Agjencisë, e cila prej dy vitesh është e pranishme në këto zona dhe e mbështet shtetin në fusha të ndryshme.  Ndër të tjera u diskutuan mundësitë për bashkëpunim në sigurimin e zhvillimit të ekuilibruar urban, mbrojtjen e biodiversitetit dhe zonave të mbrojtura, dhe u shqyrtuan mundësitë për mbështetjen e proceseve të menaxhimit të mbeturinave.  Si projekte me interes të përbashkët u përmendën edhe projektet për reduktimin e rreziqeve nga përmbytjet dhe projektet që përfshijnë zgjidhjet e mbështetura tek natyra. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…