BDI: Njohja e statusit të Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvisë së Ohrit përforcon stabilitetin e rajonit dhe afirmon tolerancën ndërfetare

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet vendimin e Patriarkanës Ekumenike të Stambollit për njohjen e Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvisë së Ohrit në bashkimin kanonik dhe liturgjik.Me këtë rast shprehim urimet e sinqerta deri te të gjithë besimtarët ortodoksë të vendit për këtë vendim të shumëpritur që u jep statusin e barabartë të predikimit fetar me të gjithë besimtarët ortodoksë në botë.Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ardhmërinë e vendit që po shkon drejt zgjidhjes edhe një kontest shumëvjeçar. Ky vendim përforcon themelet e stabilitetit të rajonit dhe afirmon vlerat e respektit dhe tolerancës ndërfetare.Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se tashmë është hapur horizonti i pajtimit mes popujve dhe në këtë rrugë që ka për synim ardhmërinë e përbashkët europiane të të gjithë rajonit duhet të vazhdohet me ndërmarrje të vendimeve të guximshme dhe të mbizotërojë racionaliteti mbi mosmarrëveshjet e dëmshme izoluese.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…