Nuredini: Promovimi i rezultateve të aksionit pranveror PASTRIM GJENERAL FUNDJAVE 2022  

Pjesëmarrësit në aksionin më të madh të pastrimit deri më tani në vend – “Pastrim gjeneral fundjave 2022”, kanë grumbulluar 185 tonë mbeturina, organizuar nga Man & Mountain së bashku me Pivara Shkup dhe Pakomak të mbështetura nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Aksioni mjedisor u zhvillua nga data 6 deri më 8 maj në 26 komuna në të gjithë vendin, aksion në të cilin morën pjesë mbi 8000 vullnetarë, 8 herë më shumë se vitin e kaluar, që edhe njëkohësisht e bën atë një nga aksionet më masive mjedisore që deri më tani janë zbatuar në vendin tonë. Sipas rezultateve, çdo vullnetarë ka mbledhur 25 kilogramë.  Duke përgëzuar suksesin e organizatorëve të aksionit, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini në promovimin e sotëm të rezultateve të aksionit theksoi se vendosja e suksesshme e një sistemi të qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave si imperativ në mbrojtjen e mjedisit jetësor duhet të vëzhgohet me ndërtimin e zakoneve dhe një shkalle të ndërgjegjësimit social lidhur me menaxhimin e mbeturinave.  “Аksioni tregon rëndësinë e secilit prej palëve në procesin e veprimit me mbeturinat dhe ka një rol të dyfishtë – zhvillon ndërgjegjësimin për asgjësimin e duhur, zhvillon shprehi pozitive për përzgjedhje dhe zhvillon nevojën për ruajtjen e mjedisit jetësor. Por gjithashtu, duke shndërruar një sasi të caktuar të mbeturinave të grumbulluara në plantacione pemësh që do të mbillen në vende të përzgjedhura, mbeturinat konvertohen në një mal të gjelbëruar ose park që është një përfitim i dukshëm për të gjithë. Ky është një shembull i shkëlqyer se si me një qasje inovative, kreativitet dhe vullnet të reciklohen mbeturinat e së kaluarës, dhe se mund të ndërtohet një e ardhme e gjelbër”, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.  

 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…