Nobelisti Paul Krugman vjen në Forumin ekonomik dhe financiar të Shkupit (SEFF)

Profesori, ekonomisti dhe autori i shquar amerikan Paul Krugman,  laureati i çmimit Nobel, vjen në Shkup. Krugman do të flasë në hapjen e konferencës së sivjetme të Forumit Ekonomik të Shkupit (SEFF), platformë për dialog për çështje ekonomike dhe financiare, e iniciuar vitin e kaluar nga Ministria e Financave e Republikës së Maqedonisë së Veriut.Krugman mori çmimin Nobel për ekonomi në vitin 2008 për hulumtimin që ripërcakton teoritë ekzistuese të tregtisë ndërkombëtare dhe gjeografisë ekonomike, dhe riorienton hulumtimet e mëtejshme për këto tema. Duke demonstruar efektet e ekonomive të shkallës në modelet tregtare dhe vendndodhjen e aktivitetit ekonomik, ai vendos një model të ri për tregtinë ndërkombëtare.Paul Krugman është përfaqësues i shkollës neokejnesiane dhe konsiderohet si një nga ekonomistët më me ndikim të kohës së sotshme. Përveç ripërcaktimit të teorisë së tregtisë ndërkombëtare, ai njihet edhe si themeluesi ose bashkëthemeluesi i disa disciplinave të reja në ekonominë ndërkombëtare – nga teoria e tregtisë së re (NTT) dhe gjeografia e re ekonomike (NEG) deri te modelet e krizave financiare dhe lëvizjet e kursit të këmbimit.Në karrierën e tij, ai ka dhënë mësim në universitete prestigjioze si Yale, Massachusetts Institute of Technology (MIT), Princeton, Stanford dhe London School of Economics. Që nga viti 2015, ai është profesor i shquar i ekonomisë në Qendrën për Studime Pasuniversitare në Universitetin e Nju Jorkut (CUNY) dhe studiues në Qendrën Stone për pabarazinë socio-ekonomike. Ai është gjithashtu i frytshëm si autor, me një listë të gjatë botimesh, nga librat më të shitur ekonomik dhe politik tek publiku i gjerë e deri te librat shkollor dhe punimet akademike mbi makroekonominë, lëvizjen e kursit devizor, zhvillimin ndërkombëtar, tregtinë ndërkombëtare dhe gjeografinë ekonomike. Ai është autor ose redaktor i 27 librave dhe më shumë se 200 punimeve akademike të botuara në revista profesionale. Është veçanërisht e njohur kolumna e tij që botohet në “New York Times”.Konferenca e sivjetshme, e dytë e SEFF do të mbahet më 30 dhe 31 maj viti 2022, në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup. Tema “Rritje e qëndrueshme në kohë pasigurie dhe përtej” është ndarë në katër shtylla:• Sfidat makroekonomike në këto kohë turbulente• Rezistenca, konkurrenca dhe bashkëpunimi rajonal• Energjia, tranzicioni i gjelbër dhe infrastruktura• Pas krizës: nxitësit e rritjes së qëndrueshmePërveç Krugman-it, në mesin e pjesëmarrësve të konfirmuar janë edhe shumë ekonomistë të tjerë të shquar, përfaqësues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, ministra të financave, guvernatorë… të cilët do të shpjegojnë pikëpamjet e tyre dhe do të debatojnë në një nga tetë panelet e # SEFF2022.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…