Rruga në Çarshinë e Vjetër të Shkupit merr emrin “Ukshin Hoti”

Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit sot u shpalos pllaka me emrin e ri të rrugës “Ukshin Hoti” që do të zëvendësojë emrin e rrugës “Llazar Tanev”, ndërsa mes mysafirëve të shumtë prezent ishte edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.“Kjo rrugë gjendet në një ndër vendet më të bukura e më të vjetra të Shkupit tonë dhe në zemër të Çairit- Çarshinë e vjetër. Emri i kësaj rruge do të mbajë gjallë kujtesën për ideologun vizionar të kauzës kombëtare, njeriun i cili jetën ia kushtoi Kosovës, ndërsa vdiq duke ëndërruar që ajo një ditë të bëhet shtet me demokraci siç e quante autentike!”, tha kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu gjatë promovimit të rrugës. Ai përkujtoi se emrin e Ukshin Hotit në dokumentet personale do ta mbajnë qindra qytetarë të Komunës së Çairit. Emrin e Ukshin Hotit do ta përsërisin mijëra turistë që kalojnë çdo ditë në këtë rrugë dhe që vijnë nga mbarë bota.“Ukshin Hoti është vetëm një nga 66 emrat e rinj me të cilët janë riemëruar së fundi rrugët e Komunës së Çairit në mesin e të cilëve janë shumë e shumë figura të shquara që do të jenë gjurmë e përhershme e përkujtim për të gjithë gjeneratat e reja. Me këtë rast dua të falënderoj pa masë të gjithë kontribuuesit që ndihmuan që Çairin historik ta bëjnë me emra të rinjë”, tha Ganiu.Në zbulimin e pllakës me emrin e ri të rrugës “Ukshin Hoti” mori pjesë edhe motra e Ukshin Hotit, Myrvete Hoti, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, deputetë të zonës, përfaqësues të institucioneve, akademikë e qytetarë.Pas përurimit të rrugës në bashkëpunim të Komunës së Çairit, Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, u hap edhe ekspozita ,,Bëje ose vdis!”, kushtuar jetës dhe veprës së Ukshin Hotit.–

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…