Sot në takim me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri ishte Ylli Morina, 13-vjeçari i cili ju mban orë të matematikës dhe fizikës studentëve nga vendi dhe në botë

Ylli dhe  nxënësit si ai janë e ardhmja e Maqedonisë së Veriut. Talenti i tyre, dëshira për të mësuar dhe përkushtimi duhet të na nxisin të gjejmë mënyrat më të përshtatshme për t’i mbështetur ata. Ato janë dëshmi se vendi ynë ka një potencial të shkëlqyer kuadrosh që kërkon përgjigje institucionale, që të mund të realizohet plotësisht.

Në këtë drejtim janë edhe angazhimet tona si Ministri e Arsimit dhe Shkencës, t’u japim atyre mundësi për edukim cilësor, për të zhvilluar kreativitetin dhe inovacionin, me çka do t’u sigurojmë kushte të mira për avancim, realizim dhe punë. Pikërisht ајо është qëllimi i reformave në arsim, të mundësojmë realizimin e këtyre potencialeve të jashtëzakonshme”, theksoi ministri Shaqiri pas takimit.
Mbështetja për talentët, siç shpjegoi Shaqiri, fillon me identifikimin e tyre, në të cilin është i pashmangshëm roli i mësimdhënësve, të cilët më pas punojnë me këta fëmijë. Gjithashtu, me sërë politikash, masash dhe aktivitetesh vlerësohet, stimulohet dhe inkurajohet puna e nxënësve të talentuar, krijues dhe të talentuar.
https://we.tl/t-XxNXBxP5SZ

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…