Osmani në takime bilaterale në Torino

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Buajar Osmani, në margjinat e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili u mbajt në Torino, Itali, realizoi takime bilaterale me Minsitrin e Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, Illia Darçiashvili, të Azerbejxhanit, Xhejhun Bajramov, të Ermenisë, Ararat Mirzojan, të Republikës së Molldavisë, Niku Popesku dhe Zëvendësministren e parë të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Emine Xhafarova. Fokusi i bisedimeve ishte në kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, situatën e sigurisë në rajonin e OSBE-së, si dhe arkitekturën e rrënuar të sigurisë në Evropë. U shkëmbyen mendime edhe për situatën në Ukrainë pas agresionit ushtarak rus dhe shfrytëzimin e mekanizmave të Këshillit të Evropës për përgjegësinë për shkeljen e të drejtave të njeriut. U potencua edhe rëndësia e perspektivës së BE-së si për vendet e Ballkanit Perëndimor ashtu edhe për ato të partneritetit lindor. Ministri Osmani bëri me dije se si pjesë e treshes kryesuese me OSBE-në këtë vit dhe kryesues i ardhshëm në vitin 2023, Maqedonia e Veriut fuqishëm angazhohet për ruajtjen e parimeve themelore dhe vlerave të Organizatës – siç janë respektimi i sovraniteti, integritetit territorial dhe pavarësisë politike të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së. U shkëmbyen mendime edhe për bashkëpunimin në kuadër të Këshillit të Evrpës si forum kryesor për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e së drejtës.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…