Shaqiri në një takim në Foreign Office në Londër me drejtorin e zyrës për Evropë dhe Ministrat e Arsimit të Ballkanit Perëndimor

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Dr. Jeton Shaqiri, sot është takuar me Julian Braithwaite, drejtor i përgjithshëm për Evropë në Zyrën e Punëve të Jashtme, Komonvelth dhe Zhvillim në Zyrën e Jashtme të Qeverisë Britanike. Gjatë takimit ju kushtua vëmendje e veçantë arsimit në Ballkanin Perëndimor, ku në fjalën hyrëse u prezantuan politikat e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në fushën e arsimit, me qëllim që t’u mundësohet studentëve nga Ballkani Perëndimor të fitojnë aftësi në fushën e STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë), shkrim-lexim, aftësi dixhitale, programim, të menduarit kritik dhe zgjidhja e problemeve. Në takim morën pjesë edhe ministrat e arsimit nga Mali i Zi, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe përfaqësues nga Shqipëria dhe Serbia.Duke iu drejtuar te pranishmëve, Ministri Dr. Jeton Shaqiri iu referua reformave që kanë perfshirë të gjithë sistemin arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në arsimin e mesëm dhe profesional, arsimin fillorë dhe shkencë. Ministri vuri në dukje se ndryshimet bazohen në analiza dhe hulumtime dhe nxirren nga një proces i gjëre konsultativ, duke përfshirë te gjitha palët e interesuara, institucionet dhe organizatat përkatëse ndërkombëtare. Ministri theksoi se mbështetja e marrë nga qeveria Britanike është e rëndësishme  dhe thelbësore ku vuri në dukje se tash duhet të përdoret momentumi për një shtysë shtesë investimi, veçanërisht për të mësuar  gjuhën angleze, higjienën kibernetike, zhvillimin e aftësive kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave, rritjen e përfaqsimit te vajzave në IKT, përfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta në sistemin arsimor.Ne po bëjmë një ndryshim thelbësor në arsim. Shkollat, mësuesit dhe Byroja per zhvillimin e arsimit theksojnë se mësimdhënia kreative dhe ndërveprimi mes nxënësve është shumë i rëndësishëm dhe e çon në të mësuarit me mirëkuptim. Kjo do të lehtësohet më tej në aplikimin e teknologjisë në arsim dhe është arsyeja pse ne po bëjmë përpjekje për të përmirësuar lidhjen me internetin në shkolla si dhe për të përdorur më shumë sistemet elektronike të mësimit. “Këto janë synimet që duam t’i arrijmë në periudhën e ardhshme në të gjitha nivelet e arsimit”, tha ministri. Maqedonia e Veriut duhet të ndjekë trendin global dhe të përgatisë fëmijët dhe të rinjtë për të ardhmen bazuar në teknologjinë dixhitale. Në të njëjtën kohë, theksoi ministri, po punohet për të siguruar akses elektronik në sa më shumë shërbime arsimore. 

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…