Grubi – Kyuchyuk: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të vazhdojnë dialogun për zgjidhjen e shpejtë të kontestit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi mirëpriti në takim eurodeputetin bullgar dhe raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Europian, z. Ilhan Kyuchyuk.Gjatë këtij takimi, Grubi dhe Kyuchuk bashkëbiseduan mbi rrjedhën aktuale të bisedimeve me Bullgarinë fqinje, nevojën e vazhdimësisë dinamike të tyre me qasje edhe më konstruktive për zhbllokimin e rrugës së integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian, si dhe projektet bilaterale që do të thellojnë raportet e fqinjësisë së mirë.Zëvendëskryeministri i parë Grubi i potencoi eurodeputetit bullgar vendosmërinë dhe paluhatshmërinë e vendit në rrugën e eurointegrimit, si dhe e informoi për avancimin e procesit të punës për realizimin e Korridorit 8, projekti më i madh infrastrukturor që do të ndërlidhë në mënyrë më efikase të dyja vendet.Eurodeputeti Kyuchyuk i përcolli Grubit angazhimin e tij të lobimit të vazhdueshëm për rëndësinë gjeopolitike që ka integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE.Grubi dhe Kyuchuk përmbyllën takimin me optimizëm për perspektivën europiane të Maqedonisë së Veriut dhe zhvillimin progresiv të të dyja vendeve.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…