Osmani në takim me Hosoda dhe Santo, Diplomacia parlamentare vendimtare për forcimin e marrëdhënieve bilaterale          

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij të punës në Japoni, pati takime të ndara me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Hirojuki Hosoda dhe me kryetaren e Dhomës së Këshilltarëve, Santo Akiko.          Në takime, bashkëbiseduesit iu referuan marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë, me theks në bashkëpunimin ndërparlamentar. U konstatua se ka potencial të madh për thellimin e lidhjeve ndërmjet dy legjislativëve, veçanërisht përmes grupeve ekzistuese parlamentare për bashkëpunim në të dyja vendet.           Njëkohësisht, u diskutua për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve biznesore, posaçërisht në drejtim të tërheqjes së investimeve japoneze. Kryetarët e dy dhomave shprehën mbështetje të fortë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, që është parakusht i rëndësishëm për përparimin e vendit, por edhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për situatën aktuale të sigurisë pas pushtimit rus të Ukrainës, si dhe ndikimin e saj në stabilitetin në Evropë dhe në Indo-Paqësorin.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…