Nuredini në një takim rajonal të ministrave nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, mori pjesë në takimin rajonal të Ministrave të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, përgjegjës për Mjedisin, Energjinë dhe Ndryshimet Klimatike, që u zhvillua pasditen e djeshme në Vjenë.Takimi ministror u ftua nga Ministrja Federale e Austrisë për Veprimin për Klimën, Mjedisin, Energjinë, Lëvizshmërinë, Inovacionin dhe Teknologjinë, Leonore Gewessler, dhe kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe hapave dhe sfidave të nevojshme në të ardhmen për vendet e rajonit për një tranzicion të barabartë dhe arritjen e objektivave të energjisë dhe klimës për dekarbonizimin dhe angazhimeve të tjera rajonale që dalin nga udhërrëfyesi i dekarbonizimit dhe agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.Në performacën e tij, ministri Nuredini, informoi për aktivitetet që Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ndërmarrin për përmbushjen e synimeve klimatike kombëtare dhe rajonale, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen në realizimin e tyre.Së bashku u arrit në përfundimin se bashkëpunimi rajonal mbetet një mjet kyç për gjenerimin e një përgjigje të përbashkët në rrugën drejt një Evrope neutrale ndaj karbonit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…