Në ditën e fillimit të testimit në shkollën fillore “26 korriku” në Shuto Orizarë

Sot duke i përshëndetur të gjithë nxënësit në ditën e fillimit të  testimit në shkollën fillore “26 korriku” në Shuto Orizarë theksova se këto nuk janë testime  për vlerësimin e njohurive individuale të nxënësve, por për vlerësimin e sistemit të arsimit fillor. Rezultatet e testimit shtetëror të nxënësve në shkollat fillore do të jenë bazë për ndryshime pozitive në arsim  Me kontrollimin  e njohurive në gjuhën amtare dhe matematikë të 5800 nxënësve të klasës së tretë nga 120 shkolla, sot filloi testimi shtetëror , qëllimi i të cilit është të sigurojë të  dhëna objektive për realizimin  e standardeve të arritjeve të nxënësve për fushat dhe lëndët mësimore me rëndësi të veçantë gjatë arsimit fillor. Këto të  dhëna në të ardhmen do të jenë bazë e mirë për krijimin e politikave arsimore që duhet të sjellin ndryshime pozitive dhe edukim më të mirë të të rinjve, përmes ndjekjes së standardeve bashkëkohore arsimore botërore.  “Qëllimi ynë është të masim, duke përdorur procedura dhe instrumente të standardizuara, se sa me sukses sistemi ynë arsimor u mundëson nxënësve të përvetësojnë standardet shtetërore në lëndët për të cilat kryhet testimi. “Për ta bërë këtë ,na nevojiten të dhënat për njohuritë që kanë fituae nxënësit gjatë gjithë vitit shkollor 2021/2022”.  Shtova gjithashtu, se në  këtë vit shkollor filloi  faza  në  reforma në arsimin fillor dhe të njejtat nuk janë populiste, por në të vërtetë qëllimi është që  nxënësit tanë të marrin arsim fillor cilësor që siguron barazi arsimore për të gjithë nxënësit.  „Prandaj ,këto lloje të kontrrollimeve për  njohuritë e nxënësve tanë janë të  rëndësishme për ne  . Kur atyre u shtohen edhe  rezultatet e testeve ndërkombëtare, kjo është  bazë solide për krijimin e politikave të ardhshme arsimore, të orientuara drejt  arsimit  më efikas”.  Drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Elizabeta Naumovska tha se ky është testi i parë kryesor në kuadër të testimit shtetëror dhe do të zbatohet  sot dhe nesër, nga lëndët mësimore në Gjuhë Maqedonase, Gjuhë Shqipe dhe Matematikë. Në ekzemplarë janë të  përfshirë  79 shkolla në gjuhën maqedonase dhe 41 shkolla në gjuhën shqipe, në të cilat 4200 nxënës do të testohen në gjuhën e tyre amtare – maqedonase ose shqipe dhe 1600 nxënës në matematikë, në gjuhën maqedonase dhe shqipe.  “Qendra Shtetërore e Provimeve pret  qëndrim pozitiv nga të gjithë personat që janë të përfshirë direkt  apo indirekt  në testim dhe i inkurajon ta pranojnë atë, jo vetëm si obligim  ligjor  , por si angazhim personal në përmirësimin e cilësisë së arsimit. Veçanërisht ,është e rëndësishme të theksohet se nuk është e nevojshme dhe nuk rekomandohet ndonjë ngarkesë  shtesë për nxënësit me përgatitje të veçantë për testim, sepse qëllimi kryesor i testimit shtetëror është të fitohen   të dhëna objektive për njohuritë e nxënësve të fituara gjatë gjithë vitit shkollor 2021. /2022 vit”.  

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…