Shaqiri vizitoi komunën e Likovës

Sot isha në vizitë në Komunën e Likovës, me rastin e rikonstruksionit të shkollës fillore “Dituria”.Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon me rrumbullaksimin në faza të investimeve në infrastrukturën arsimore të cilat janë paraparë për këtë vit kalendarik, ndërsa nënkupton avancimin  e kushteve për edukimin  e të rinjve dhe kushteve të punës së kuadrit mësimor dhe profesional. Kjo është  komponenta e sistemit arsimor, për modernizimin e të cilit do të fokusohemi në periudhën e ardhshme, sepse kushtet në shkolla ndikojnë shumë në motivimin për të arritur rezultate më të mira.  Sot, rrumbullaksuam investimin në shkollën fillore “Dituria” investim i cili filloi  në fund të vitit të kaluar, dhe kushton rreth 10 milionë denarë, ndërsa u rikonstruktua fasada, hapësirat e brendshme dhe tualetet. Janë vendosur materiale cilësore prandaj jam i kënaqur me atë që është realizuar  dhe për atë se  430 fëmijë nga klasa e parë deri në të nëntën do të kenë  kushte më të mira për mësim”.  “Deri më tani është punuar shumë në këtë komunë dhe kështu procesi i modernizimit është përshpejtuar ndjeshëm. Banorët  u bënë me  kushte më të mira për jetesë dhe funksionim të përditshëm dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Do të fokusohemi veçanërisht te të rinjtë dhe kjo nënkupton  përkujdesje për arsimin  e tyre përmes shkollave më të mira dhe përmes  programeve mësimore dhe teksteve shkollore  më cilësore”. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…